>
BIOSHQIP
Biografia
Një emër tashmë i njohur për të gjitha gjeneratat e muzikdashësve të muzikës argëtuese shqipe, kështu mund ta përmbledhim shkurt këngëtaren tonë Altuna Sejdiu – TUNA. Karrierën e saj e pati filluar shumë heret, që kur ishte 15 vjec filloi të këndonte madje si e re këngët e saj ishin shumë kontraverse për shoqërinë tonë. Por e tillë është Altuna Sejdiu, ose ndryshe nga të tjerët ose fare nuk i hy punës. Vajza nga Shkupi, e njohur për mbarë publikun shiptar si Tuna prej kohësh kishte krijuar imazhin skenik të vajzës capkene.

Në Vitin 2002 Tuna mërr pjes te Nje Casting Show me emrin"Play Potraga Pa Zvezda" në Maqedoni I Veriut. Me Kengën "Najdi Nok, Najdi Den, Najdi Vreme (Versioni Maqedonisht prej këngës "Piroman") u berë njana nrej Dy Fituesat në Këtë Casting Show.

Tuna me muzikën dhe stilin e saj ka krijuar standarde të reja në muzikën zbavitëse shqipe, gjatë karrierës së saj muzikore ka fituar shumë çmime, është prezantuar në festivale të ndryshme në vend dhe jashtë si dhe ka qenë e ftuara speciale në koncertet e yjeve e të njohura botërore. Kështu ajo e bindur që zotron mjaftueshëm zë skenik dhe premisat e kërkuara për të bërë një artiste të kompletuar, i bindi edhe fansat e saj që Tuna është mjaft kreative dhe e sukseshme. Tematika e këngëve të saj, jeta private, lidhjet, martesa, divorci, ndarja, lidhjet e reja, bashkëpunimet, rivaliteti me koleget janë disa nga temat të cilat prej vitesh i japin Tunës epitetin e këngëtarës më të përfolur të estrades shqiptare. Por a ka qenë Tuna gjithmonë e tillë? Po, nëse kthehemi në retrospektivë, tek paraqitjet e saj të para, videoklipet, përkundër disa ndryshimeve si në dukje si në jetën e saj ajo në thelb ka mbetur e njejta, po kaq e përfolur dhe aktuale. Altuna Sejdiu është një këngëtare shqiptare nga Maqedonia dhe ka filluar karrieren e saj ne moshen 15 vjeçare. Ajo me këngët e saj ritmike është bërë shumë shpejt e pëlqyer në Kosovë, Maqedoni dhe ne Shqipëri. Joshese edhe pse servir performancen e nje vajze te forte, Tuna ka krijuar imazhin skenik te vajzes çapkene. U be e njohur me kengen "Machomen" me te cilen u shpall fituse e festivalit Nota-fest ne Shkup. Eshte bija e sportistit te njohur ne historine shqiptare, Shaban Sejdiut nga fshati Bllac i SHkupit. Më 4 prill 2010 ajo u martua me Rilind Rekën dhe pas u divorcua pas disa muajsh. Pas historise se dashurise me Cozman, Tuna lidhet me Patris Berishen, dhe ne Maj 2017 behen prinder, pasi lind djali i tyre me emrin Tian.

PASAPORTA:
Emri dhe mbiemri: Altuna Sejdiu
Gjatësia: 1.69cm
Pesha: 57 kg
Ngjyra e syve: E gjelbërt
Ngjyra e flokeve:Bionde
Ushqimi i preferuar: Kuzhinë italiane
Pija e preferuar: Portokall i shtrydhur
Këngëtarja e preferuar: Lauryn Hill
Ngjyra e preferuar: Tirkiz, petrol
Sporti i preferuar: Kick box
Sportisti i preferuar: Shaban Sejdiu – babi im, ish kampion në mundje
Hobi: Gym

50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}