>
BIOSHQIP
Biografia
Vjen nga një familje e thjeshtë kosovare. Muzikën e ka pasur ëndërr gjithmonë. Ndjek shkollën e mesme për piano. Pas shumë sfidave gjendet në treshen e konkurentëve më të mirë të “Etheve…”, por nuk ka frikë. Për të ky spektakël ka qenë i rëndësishëm dhe kjo mjafton. Ndihet mirë që përfaqëson Mitrovicën dhe mbarë Kosovën. Tepër e çlirët dhe plot siguri në skenë. Me një look të veçantë. Ekstravagande dhe e thjeshtë nga edicioni në edicion. Plot sharm dhe vullnet. Kështu paraqitet konkurentja e “Etheve të së premtes mbrëma”, Teuta Kurti nga Mitrovica.

Këngëtarja, e cila e ka nisur rrugën nga talentshow "Ethet e së premtes mbrëma", ka bërë një rrugë të gjatë, të mbushur me suksese e këngë, që kanë plotësuar repertorin e saj gjatë këtyre viteve. Është këngëtare e njohur shqiptare e gjeneratës së re. Shkollën e mesme të muzikës e ka kryer në Prishtinë. Ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në solo këndim. Ajo ka marre pjese edhe ne shume festivale.

Ajo thotë: "Muzika për mua është shumë e rëndësishme. Mendoj se kur kam ardhur në këtë botë, kam ardhur për muzikën. Madje edhe rruga që kam nisur, mendoj se është rruga e drejtë për mua. Për këtë falenderoj Zotin që më dha dhunti. Është profesioni im i preferuar dhe dëshiroj të vazhdoj edhe më tej. Kam nisur ta dashuroj muzikën që kur kam nisur të flas. Nëpër festat familjare dilja dhe këndoja para të gjithëve disa këngë të Mariah Carey. Me kalimin e viteve gjithmonë kam thënë që dua të bëhem këngëtare. Në fillore jam regjistruar për piano. Jam aktivizuar gjithmonë nëpër aktivitete të ndryshme dhe gjithmonë do ta dashurojë muzikën.".

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.65m
Ngjyra e syve: Gështenjë
Ngjyra e flokëve: E kaftë
Ushqimi i preferuar: Pasta
Këngëtari i preferuar: Stevie Wonder
Filmi i preferuar: "The ring" I, II
Aktori i preferuar: Johnny Depp
Vendi i preferuar për dalje: Në natyrë, buzë liqenit.
Pija e preferuar: Coca-cola
Ngjyra e preferuar: E gjelbërt e mbyllur
Talenti sekret: Aktrimi
Sporti i preferuar: Basketbolli
Sportisti i preferuar: Coby Bryant
Hobi: Rollera
Moto e jetës: "Punë dhe vetëm punë"
Stili i veshjes: Ekstravagant

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}