>
BIOSHQIP
Biografia
Syart Veliu, i lindur më 25 Tetor 2006 në Gjilan, tani është këngëtar dhe producent i njohur për publikun në qytetin e Gjilanit dhe në rrethinë. Poashtu është edhe nxënës i akademisë private "Hello Academy" në Gjilan.

Ai fillimet e tij në muzikë i kishte në vitin 2017 ku publikoi disa këngë të cilat janë larguar nga YouTube për arsye të panjohura.

Ai u shkëput nga muzika për një periudhë 1 vjeçare, ku u kthye më fuqishëm bashk me ndihmën e kompozitorit të njohur Hekuran Bllaca, me të cilin punoi dy këngë të cilat i performonte nëpër festivale anembanë Kosovës. Ai mori shumë çmime dhe çertifikata të vlershme nga juristë ndërkombëtarë. Por kjo nuk zgjati edhe aq shumë! Në fund të vitit 2019 Syart Veliu dhe Hekuran Bllaca në mënyrë shumë paqësore i ndanë rrugët sa i përket punimeve të këngëve të reja, kurse sa i përket festivaleve, ata bashkpunojnë akoma.

Gjatë vitit 2020, Syart Veliu nuk mundi të lansoi asnjë këngë, e kjo ndodhi për shkak se ai kishte probleme ligjore me të drejtat autoriale lidhur me një instrumental të një këngës së tij që e kishte punuar kohë më parë. YouTube i ndaloi veprimtarinë deri në vitin 2021. Kurse sa i përket procedurave ligjore, gjithçka kishte përfunduar menjëherë pas paralajmrimeve që vinin nga producenti që kishte punuar instrumentalin në fjalë.

Stafi i "TeksteShqip", përpos që arriti ti gjente këto informata të sigurta nga rrethi i artistit, arriti të mësoi edhe diçka të re. Syart Veliu, është duke punuar intenzivisht për një këngë e cila do publikohet në muajin Shkurt të vitit 2021, titulli i të cilës, akoma nuk është zbuluar.