>
BIOSHQIP

Zbulohet E Dashura E Re E Stines

21-09-2013
Kantautori i njohur për herë të parë del hapur me një femër pas 4 vitesh.

Ishte viti 2009, kur kantautori Ernest Duka (Stine) u shfaq çift me këngëtaren kosovare, Adelina Berisha, duke inauguruar lidhjen me një këngë klip së bashku të titulluar “Dashurua fillon”. Por lidhja e tyre pati uljet e ngritjet e saj, derisa ata u ndanë përfundimisht. Gjatë gjithë kësaj periudhe, kantautori i njohur është përpjekur ta mbajë jetën private larg medies, duke u kujdesur të mos shfaqet në publik me ndonjë vajzë, që të mund ta prezantonte si të dashurën e tij. Dhe, pas katër vitesh që Stine nuk është përfolur për ndonjë lidhje stabël, tashmë duket se po jeton një lidhje të qëndrueshme me vajzën që shihni në foto.

Partnerja e tij e re nuk është aspak e njohur, por miq të afërt thonë se ai e merr me vete kudo që shkon, ashtu siç ka ndodhur një javë më parë në ne ceremoninë e dasmës së muzikantit Edlir Begolli, me të fejuarën e tij këngëtare, Fatima Ymeri. Aty Stine është parë shumë afër me vajzën brune, duke u prezantuar si një çift i vërtetë. Stine, së fundi, përveç këngëve që ka krijuar për disa emra të njohur, ka realizuar klipe në bashkëpunim me këngëtare të tjerë, si: “Pa ty s’ndihem mirë” me Egland, apo “Habibi” me Emilianon e “Pa kufij”. Nuk dihet se kur ka nisur lidhja e tij e re, pasi gjatë konkurrimit të tij vitin e kaluar në festivalin “Kënga Magjike”, ai pohoi se me fjalët “Ti je engjëll”, që mbante dhe titullin kënga, i drejtohej të dashurës së tij, të cilën e konsideronte dashuri të vërtetë.

Në shkurt, ai festoi 32-vjetorin, në një festë madhështore me miqtë artistë, të cilët i kishin bërë mjaft dhurata.
(Panorama)

Zbulohet E Dashura E Re E Stines