>
BIOSHQIP
Biografia
Ato ishin vajzat e para që dolën me klipin e tyre në një fuoristradë, sic ishte edhe titulli i këngës. Ato sillnin freskinë e rininë e moshës nëpërmjet stilit dhe trendit të fundviteve ’90. Asokohe në Tiranë zhvilloheshin audicione nga një studio muzikore, e cila do të formonte grupin e parë "pop", në përbërje të të cilit do të dominonin vajzat. Formacioni do të quhej "Spirit Voice" (Zëri i Shpirtit), pasi pjesëtaret e grupit ishin te gjithe besimtarë, përveç faktit qe muzika për ta buronte nga shpirti. "Spirit Voice" përbëhej nga 4 vajza: Angjelina Gilardi, Larisa Vrana, Dorina Nizami dhe Soni Malaj. Brikel Guga me saksofon shoqëronte vajzat nëpër festivale. Edhe pse ishte më e vogla e grupit, Soni spikati jo vetëm për zërin e bukur, por edhe për paraqitjen dhe aftësine e saj për të kërcyer.

Ne vitin 1997, grupi del per here te pare ne Festivalin "Kenget e Stines" dhe qe ne debutimin e tij paten impakt te drejtperdrejte ne publik per vete frymen rinore dhe moderne qe percillnin si grup.

Kater vajzat u bene grupi me i famshem shqiptar dhe balada "Lag e Ter" e kompozuar nga Adi Hila me tekst te Pandi Lacos u cilesua si balada me e bukur nder vite.

Në vitin 1998, njera nga pjesetaret e grupit, Larisa Vrana, u largua dhe pjesëtaret e mbetura të grupit bënë një audicion për të gjetur zërin e ri që do të zëvendësonte largimin e Larisës. Përzgjidhet Elia Zaharia, si më e përshtatshmja për të qënë në grup, vajza e aktores së famshme shqiptare Yllka Mujo. Grupi që nga dalja e tyre e parë në skenë është vlerësuar gjithmonë me çmime dhe u bë i dashur për të gjithë audiencën shqiptare.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}