>
BIOSHQIP
Biografia
Sofia Ziri (Sofia Nako Susac) lindi më 1950 në Tiranë. Pasi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, u emërua nga Ministria e Arsimit në Radio Televisionin Shqiptar në sektorin e dekorit për realizimin e skenave të programeve TV dhe titrave artistike të emisioneve televizive.

Pas një specializimi në Paris në “CIRNEA”, vazhdoi punën për sektorin e siglave të emisioneve dhe kryesish për spektaklet e ndryshme televizive.

Pasioni i Sofia Nako Susac, që nga adoleshenca e saj vazhdon të jetë poezia. Në vitin 2007 shkroi librin me titull "VRAPOJ" dhe në vitin 2008 “ISHTE E HËNË", dy libra me poezi shqip-frëngjisht, të përkthyera nga profesor Edmond Tupja.