>
BIOSHQIP
Biografia
Jeton në Gjermani. Me baba arbëresh dhe nënë tiranase, Silvia Fabbricatore do të paraqitet së shpejti me një klip të Entermedias në Kosovë dhe Shqipëri. Këngën do ta prezantojë në fund të muajit qershor.

Dëgjon çdo lloj muzike. I pëlqen jazz, house, hip-hop, por i pëlqen edhe muzika popullore.

Është kjo këngëtarja e re Silvia Fabbricatore, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, por karrierën e saj prej këngëtareje dëshiron ta vazhdojë në Kosovë.

Tashmë ajo ka realizuar një këngë, të cilës ia ka realizuar edhe klipin.

“Kënga ime e parë është realizuar nga producenti Big Basta, i cli ka shkruar edhe tekstin. Kënga është hip-hop, por më e lehtë, të themi kështu. Kënga quhet Harro.com”, thotë ajo në një bisedë për Express.

Silvia thotë se kënga pritet që të jetë një hit veror, përderisa fundi i qershorit do ta gjejë atë në Supersonic TV, por edhe televizione të tjera. Këngëtarja vlerëson edhe bashkëpunimin me Entermedia.

E rritur nga një baba arbëresh dhe me nënë shqiptare, Silvia thotë se ka dëshirë të këndojë më shumë në gjuhën shqipe.

“Kam lindur në Itali dhe jam rritur në Gjermani. Gjithmonë e kam pasur qejf dhe pasion gjuhën shqipe dhe kulturën sigurisht. Për mua gjuha shqipe është gjuha më bukur në botë. Unë ndihem krenare që jam shqiptare”, thotë ajo.

Pasi që ende është në shkollë, thotë se shumicën e kohës e kalon aty, por ka edhe angazhime të tjera.

“Kohën e kaloj edhe me punë vullnetare që bëj në Gjermani. Ndihmoj fëmijët që të mësojnë sa më mirë dhe sa më pastër gjuhën, por edhe me muzikë ku këndoj nëpër mbrëmje koncertesh në Gjermani”.

Në të ardhmen, Silvia thotë se mendon të këndojë edhe në gjuhë të tjera.

“Por, shqipen e konsideroj gjuhë të bukur dhe ndihem mirë kur këndoj shqip”.

E planet e së ardhmes?

“Planet e mia janë të publikoj këngën me plot dashuri dhe forcë që i kam dhënë, që kam të publikoj klipin, të pres komente plot, komente të mira, këshilla, por i pranoj edhe komentet jo të mira. Dua ta jap maksimumin tim dhe të vazhdoj duke punuar akoma dhe më shumë për të ardhmen në muzikë”.