Biografia
Silvana ka mbaruar master në shkencave sociale, universiteti i Tamperes dhe Laplandës. Punon në zyrat administrative të qytetit, si punonjëse sociale. Përveç punës sociale ajo ka punuar edhe si përkthyese e gjuhëve shqip-finlandisht-anglisht. Ndër veprat e saj poetike vëllimi Prelude është vlerësuar dy herë si edhe është vlerësuar me çmimin e nderit nga qyteti i Vlorës. Ka publikuar: Lutem për ty, "Ada", 2011, Prelude, "Toena", 2012, Më jep vetëm pesëmbëdhjetë ditë –novelë, "Toena", 2013, Frymëmarrja e mençur- aforizma, "Ada", 2014, Kur qielli teshtin, "Sanasato Oy", 2014, Kur vetëtin ciftelia, "Toena", 2016, Gjuha më e vështirë në botë-antologji e poezisë finlandeze në shqip, "Toena", 2016. Është pjesëmarrëse e antologjive ndërkombëtare: Poems for the Hazara, 2014, Second Genesis, 2012, Një shekull dritë, 2012. Është organizatore e aktivitetit ndërkombëtar "Thousand poets for Change" në Tampere (2012-2013).