>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Drenas (ish Gllogovc), ndërsa studimet i ka kryer në Prishtinë dega BAT(bazat e arsimit teknik). Ka punuar në shkollën e mesme në Drenas për 15 vite si mësimdhënës. Ai ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Me këngë ka filluar të mirret që i vogël, ende pa shkuar në shkollë, dhe kjo dëshirë lindi nga babai i tij, Halil Cërvadiku, që ishte ndër rapsodët e mirënjohur në Drenicë dhe më gjerë. Babai i tij Halili, në duet me vëllaun e tij, Hysen Cërvadikun, për 50 vjet e këndoi dhe e kultivoi këngën rapsodike. Shaqiri pati fatin që i vogël t'i ndëgjonte legjendat e folklorit e të këngës shqipe "live", duke kënduar në odën e tij si: Salih e Feriz Krasniqi, Rizah Bllaca, Qamili i Vogël, Tahir Drenica, Hashim Shala, më vonë të bijtë e Sefës, e shumë të tjerë. Duke dëgjuar këta këngëtarë të mëdhenj, ai u mishërua dhe u dashurua në këngën, për të vazhduar deri ditët e sotme. Fillmisht me babain këndoi në dasma e gazmende, pastaj më 1977 u angazhua ne ansamblin "Shote Galica", ku dhe arriti afirmimin e plotë si këngëtar. Me këtë ansambël kanë dhënë qindra e qindra koncerte dhe kanë bërë içizme të shumta në Radio e TV. Pas një kohe vazhdoi me ansamblin "Bajram Curri" të Prishtinës, me te cilin poashtu patën shumë koncerte në Kosovë dhe Diasporë. Ka më se dhjetë vite që Shaqiri vepron si këngëtar i pavarur. Ka edituar me dhjetra albume. Tre i ka punuar me ansamblin "Shote Galica", (albumin "Mos harro tokën që t’lindi", "Flakë e vatër" dhe" Zëri i Zotit"). Me anasmblin "Bajram Curri" (albumin "Besa lart e ka ngritë burrin") dy albume i ka punuar me grupin Corona, ("S’kam kujtue se m’gjen pranvera" dhe " Shkova kah nuk shkova"), ndërsa dhjetë albume i ka punuar me Burim Krasniqin në studion e tij ("Këndoj të mos qaj", "Për Liri","Bylbylat e Lirisë", "Dasma e Kosovës", "Kështu ja thotë kangës bylbyli", "Lutjet e zemrës", "Mjalti i jetës". Videokasetat janë "Nji grusht dhe», në regji të Isa Qosjes, "Shkova kah nuk shkova", në regji të Sunaj Raqës dhe "Dasma e Kosovës", në regji të Luan Dakës. Kangët i komponon vetë, por ka kënduar edhe kangë të këngëtarëve tjerë. Ka marrë tekste nga autorë të ndryshëm, siç janë: Izet Rraci, Faruk Tasholli, Riza Grajqevci, Fatmir Muja, Athem Hoti, Rexhep Hasani, e të tjerë, por ai krijon edhe personalisht tekste. Në repertuarin e tij ka edhe shumë duete me këngëtarët: Mahmut Ferati, Sala Bekteshi e Ramize Ceka, Shyhrete Behluli, Nikollë Nikprelaj etj. Albumi i tij i fundit "N'ditën e bashkimit", u mirëprit shume mirë nga publiku.

Në vitin 1986, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Besa Lartë E Ka Ngrit Burrin".

Në vitin 1996, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Lamtumir Vendet E Mia".

Në vitin 2003, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Kështu Ja Thotë Këngës Bylbyli".

Në vitin 2004, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Këndoj Të Mos Qaj".

Në vitin 2006, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Unë Jetoj Për Ata Sy".

Në vitin 2008, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Fllad I Zemres".

Në vitin 2008, Shaqir Cervadiku & Mahmut Ferati publikojnë albumin "Pleqnarët E Pavarësisë".

Në vitin 2008, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Afrim Muçiqi & Shaqir Cërvadiku publikojnë albumin "Afrimi, Shkurtja, Shyhretja & Shaqa".

Në vitin 2010, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Alfabeti Dashurise".

Në vitin 2011, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "E Baj Dasmen Ne Vendin Tim".

Në vitin 2011, Shqipe Kastrati, Mahmut Ferati & Shaqir Cervadiku publikojnë albumin "Bukuroshja E Kosoves".

Më datë 11 Nëntor 2012, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Albumi Im".

Në vitin 2012, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "N'diten E Bashkimit".

Në vitin 2013, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Sy Magjike".

Më datë 25 Janar 2014, Shaqir Cërvadiku & Sala Bekteshi publikojnë videoklipin "Do Te Ishte Mrekulli". Muzika e këngës u punua nga Shaqir Cërvadiku, teksti u shkrua nga Izet Rraci.

Në vitin 2014, Shaqir Cërvadiku & Sala Bekteshi publikojnë albumin "Fati I Jetes".

Më datë 6 Maj 2015, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Shqip Shqip Kuq E Zi". Muzika e këngës u punua nga Kol Susaj, teksti u shkrua nga Faruk Tasholli, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 20 Shtator 2015, Gold AG publikon videoklipin "Shqiptar Stambolli", në bashkëpunim me Shaqir Cervadiku. Muzika e këngës u punua nga Burim Krasniqi, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Në vitin 2015, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Shqip, Shqip, Kuq E Zi".

Më datë 6 Qershor 2016, Shaqir Cërvadiku & Haki Godanci publikojnë videoklipin "Pritna Nanë Shqipni". Muzika e këngës u punua nga Kol Susaj, teksti u shkrua nga Milaim Islami, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Në vitin 2016, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Këngë U Ba Dashnia".

Më datë 28 Shkurt 2017, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Këngë Për Avni Rrustemin".

Më datë 21 Maj 2017, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Buzëqesh O Njeri". Muzika e këngës u punua nga Kol Susaj, teksti u shkrua nga vetë Shaqir Cërvadiku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi, Leutrim Gashi (Trimi). Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 24 Qershor 2017, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Amaneti I Muhaxherëve". Muzika e këngës u punua nga vetë Shaqir Cërvadiku, teksti u shkrua nga Makfire M Canolli. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 27 Nëntor 2017, Shaqir Cërvadiku & Asim Gashi publikojnë videoklipin "Plisi". Teksti u shkrua nga Milaim Islami. Për orkestrimin u kujdes Shpeta Sound.

Më datë 9 Maj 2018, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Torta E Martesës". Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 12 Qershor 2018, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Vallëzon Shqiptaria". Muzika e këngës u punua nga vetë Shaqir Cërvadiku, teksti u shkrua nga Ajet Shala.

Më datë 21 Korrik 2018, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Kangë E Fli". Muzika e këngës u punua nga vetë Shaqir Cërvadiku, teksti u shkrua nga vetë Shaqir Cërvadiku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi.

Më datë 17 Mars 2019, Mahmut Ferati publikon videoklipin "Vokrri N’Zemrat Tona", në bashkëpunim me Shaqir Cervadikun. Këtë këngë, dy këngëtarët e mirënjohur ia kanë kushtuar legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri. Videoja muzikore ka përfshirë pamje nga stadiumet dhe nderimet që i janë bërë presidentit legjendar të FFK-së. Për anën vizuale është kujdesur produksioni MProduction që e ka xhiruar videoklipin e këngës. Kjo këngë vjen pikërisht para fillimit të ciklit të ri të ndeshjeve kualifikuese të Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.

Më datë 15 Maj 2019, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Këngë Për Adem Mulaj". Muzika e këngës u punua nga Naim Gjoshi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 21 Qershor 2019, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Princi E Princesha". Muzika e këngës u punua nga Rrahman Kryeziu, teksti u shkrua nga Shaqir Cërvadiku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Rrahman Kryeziu. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 27 Shtator 2019, Shaqir Cërvadiku & Haki Godanci publikojnë videoklipin "Muhabet E Internet". Muzika e këngës u punua nga Kol Susaj, ndërsa teksti u shkrua nga Kol Susaj & Shaqir Cërvadiku. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 25 Nëntor 2020, Shaqir Cërvadiku & Mahmut Ferati publikojnë videoklipin "Këngë Për Sherif Dervishin". Muzika e këngës u punua nga Shaqir Cërvadiku & Mahmut Ferati, ndërsa teksti u shkrua nga Milaim Islami. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 27 Nëntor 2020, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Dy Adema Dy". Muzika e këngës u punua nga Kol Susaj, ndërsa teksti u shkrua nga Lebit Murtishi. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 5 Dhjetor 2020, Shaqir Cërvadiku & Mahmut Ferati publikojnë videoklipin "Masakra E Poklekut". Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 19 Janar 2021, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Çka Po Thotë Adem Jashari". Kjo kangë është shkruar e punuar verën e vitit 1998 (gjatë luftës) në fshatin Vasilevë. Në vjeshtën e po atij viti, Shaqir Cërvadiku nga Tirana ia dërgoi këngën mikut e kolegut të tij, Nikollë Nikprelajt për ta orkestruar në studio dhe ai e punoi këngën me shumë përkushtim. Për herë të parë u inçizua në studion e Shkëlqim Rexhës (djalit të Fitnete Rexhës) në Tiranë e më pas u këndua në disa koncerte "Homazh për Kosovën" nëpër Europë me 1999. Me të njëjtin orkestrim, por me pak modifikim të tekstit u rikëndua pas lufte në studion e Burim Krasniqit. Në nëntor të vitit 2020 u xhirua edhe videoklipi nē Prekaz, me produksionin Red Media.

Më datë 5 Maj 2021, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Kenge Kushtuar Xhevdet Dobrani (Dëshmor)".

Më datë 14 Prill 2022, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Këngë Për Nijazi Osmanin". Muzikën dhe orkestrimin e këngës e punoi EthnoMusic, ndërsa tekstin e shkroi Faruk Tasholli. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 16 Prill 2022, Shaqir Cërvadiku & Hamez Llapqeva publikojnë videoklipin "Motra T'pret O Vlla". Muzika e këngës u punua nga Emin Aliu, teksti u shkrua nga Sami Aliu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Albrim Llapqeva. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 21 Korrik 2022, Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi publikojnë videoklipin "Ah Kjo Rruga E Gurbetit". Muzika e këngës u punua nga Sherif Dervishi, teksti u shkrua nga Naim Plaku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Xhavit Hajdari. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.

Më datë 19 Nëntor 2022, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Mirëmëngjes Atdhe". Muzika e këngës është kompozuar nga vetë Shaqir Cërvadiku, ndërsa orkestrimin e përgatiti EthnoMusic. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 7 Maj 2023, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Kangë Për Safet Elshanin". Muzika e këngës u punua nga vetë Shaqir Cërvadiku, teksti u shkrua nga Milaim Mezini, ndërsa për orkestrimin u kujdes EthnoMusic. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 11 Maj 2023, Shaqir Cervadiku & Valmir Shala publikojnë videoklipin "N’daç Hajde, N’daç Shko". Teksti i këngës u shkrua nga Fatmir Muja.

Më datë 20 Maj 2023, Rifat Berisha & Shaqir Cërvadiku publikojnë videoklipin "Kangë Për Isuf Islam Krasniqin". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Rifat Berisha, teksa për arranzhimin u kujdes Drinor Zymberi. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 22 Maj 2023, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Hashim Ilazi (Buqi)". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Kreshnik Avdiu & Gold AG kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge.

Më datë 24 Qershor 2023, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Digj Fotografitë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Shaqir Cërvadiku, teksa për arranzhimin u kujdes EthnoMusic.

Më datë 8 Gusht 2023, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Kangë Për Xhevat Qerimin". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Fatmir Muja, ndërsa orkestrimi u realizua nga Leotrim Gashi.

Më datë 21 Shtator 2023, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Dibra E Trimnisë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Shaqir Cërvadiku, teksa për arranzhimin u kujdes EthnoMusic.

Më datë 14 Janar 2024, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Kangë Për Dëshmorin Ismail Luma".

Më datë 16 Shkurt 2024, Shaqir & Blert Cërvadiku publikojnë videoklipin "Nga Stërgjysh E Baballarë". Muzika e këngës u punua nga vetë Shaqir Cërvadiku, teksti u shkrua nga Milaim Islami, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gents Studio.
DËRGOI: