>
BIOSHQIP
Biografia
Sabriu ka marrë epitetin e këngëtarit "avangardë" kosovarë, sepse qysh herët dëgjojë Beatles, Toto Kotunjo, Adriano Celentano nga të cilët u frymëzua, e Rolling Stones. Ai ishte i pari që solli frymën e muzikës moderne në Kosovë. Kënga e tij e parë qe e ka këndu për Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1967, profesionalisht me orkestrën e madhe simfonike. Ajo këngë quhej "Tash jo". Kjo është kënga e parë profesionalisht e tij. Ndërkaq ka filluar që të këndojë që në klasën e parë fillore. Por,ka kënduar në kosh të kallamboqit (misrit) kur ishe fëmijë. E ka pasur një kosh me misër apo me kallamboq në oborr të shtëpisë. Ai u futke aty sepse i vinte turp me pa miqtë, mysafirët duke kënduar aty dhe këndonte. Kryesisht këndonte këngë që i ka dëgjuar nëpër radio, pra këngë që i kanë kënduar të tjerët. Pastaj kur u bë në moshën e adoleshencës në vitin 1964 filloi të këndojë atë çka këndonin Beatles, Rolling Stones. Filloi me ecë me kohën që nga atëherë. Por, ashtu sikurse të gjithë artistët frymëzohen prej dikujt edhe ai i ka marrë si mostër ata, pra Beatles dhe pastaj pak më vonë, viteve 1965-66 ka filluar që ta dëgjojë shumë "kanzonën" (këngën) italiane. Psh Adriano Celentano, Giani Morandin, Minën, Don Bakin pastaj Tom Jones, Toto Kotunjo, BJ e kështu me radhë, e që ka qenë avangardë në atë kohë. Por, natyrisht ka kënduar shqip, se i babës Hazir e i nënës Zyhraje, por intencat e tij ishin që mos të mbes gjithmonë bari i deleve. Unë kam lindur në Podujevë. Familja e. Pra nuk kishte dëshirë që t’i ruaj delet dhe lopët dhe kisha dëshirë që të ecë me kohën, me civilizimin dhe kisha dëshirë që të marrë gjithçka ishte e mirë si shqiptarë natyrisht. Ai ka studiuar për aktor në vitin 1967. Profesori i tij i nderuar Akil Koci, i cili e ligjëronte muzikën, sepse ata përpos lendeve profesionale që kishin, interpretimin, diksionin, lëvizjen skenike, historinë e artit, historinë e letërsisë shqipe pjesën e parë dhe të dytë, kishin edhe lëndën e muzikës. Aty e dëgjojë duke kënduar në korridor. Unë atëherë për rininë e Podujeves ishte shumë i njohur sepse ka qenë njëri prej themeluesve të parë të grupit orkestral vokalo – instrumental, "Edisonët", kështu quheshin në atë kohë, bashkë me Shpend Bajramin, Bujko Gami djali i Malo Gamit, Hilmi Statovci, Adnan Sylejmani dhe ai si solist vokal. Dmth ai këndonte nëpër këto ballo që mbaheshin në Podujevë tek kjo ndërtesa e ish UNMIK-ut, por atëherë ishte e armatës jugosllave në të cilën ishte një pishinë dhe ai këndonte me grupin aty. Ai të premteve dhe të shtunave ka kënduar aty gjithmonë për rininë në vitet 64, 65, 66. Pra, eshte themeluesi i parë i grupit vokalo instrumental ndër shqiptarët edhe në Kosovë edhe në Shqipëri edhe ne Maqedoni.

Po në vitin 1967/68 filloi menjëherë në Akordet e Kosovës. Në vitin 1967 e zuri vendin e dytë me "Dhimbtë krenare" me muzikë dhe orkestrim të Tomor Berishës dhe teksti i Ruzhdi Fejzullahut, vëllait tij të ndjerë. Pastaj nga ai vit ai filloi të marrë pjesë dhe që nga ajo kohë jam shpërblyer 18 herë me shpërblime nga "Akordet e Kosovës", kryesisht shpërblime të publikut. Në atë periudhë ka punuar këngët e njohura, hite si; "Pranvera në Prishtinë", "Të fala nga Prishtina", "Digju digju shpirti i imë", "Buzë liqenit", etj, pra 18 herë. Në vitin 1993, muzika e lehtë ajo muzika zbavitëse që këndonte ai nuk u dëgjonte fare sepse Kosova ishte në okupim e sipër. Një koleg i atij, me emrin Ejup Rexha, këndonte këngë popullore dhe shkonte të këndonte nëpër dasma. Ai këndonte nëpër dasma bashkë me Naim Abazin dhe Mihrije Brahën dhe ata e kanë marrë ate. Ata për ate janë njerëz shumë të mëdhenj, miq shumë të mirë dhe koleg të çmuar që ai respektonë shumë. Ky Ejup Rexha i tha bëhu gati diku në orën 5 pasdite do të vijë para dere të marrë dhe të shkojmë në një dasmë. I tha "sa i kërkon", i ka thene "50 marka" sa për ta siguruar bukën edhe pse ishte emër dhe mbiemër i madh i muzikës por që kjo kënga e tij nuk dëgjohej, dëgjohej kënga tjetër. Ishte një radio që quhej "Radio Selavi" që funksiononte e në të cilën lansohej një muzikë tjetër. Nuk erdhi të merrte edhe pse priti tri orë para dyerve të shtëpisë se tij.Në vitin 2000, në një ekip Sabriu, Sinan Vllasaliu, Adelina Ismajli, etj shkuan bashkë me Eurokoha në një koncert në Londër dhe në tërë Europën. I takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ka fituar 18 "Okarina të Arta" në "Akordet e Kosovës", ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrur pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit. Sabriu ka luajtur në disa TV- dhe video-filma. Ndër të tjerë ai luajti me Ibrahim Krajkovën "Lecin" dhe Rasim Thaqin "Cimën". Ai luajti edhe në serialet "Kur pranvera vonohet" dhe "Autobusi". Po ashtu edhe në TV-komedinë "Qesh e ngjesh" me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi. Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdorë atë për t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurta dhe ndodhin gjatë ngritjes së zërit.
50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}