>
BIOSHQIP
Biografia
Zëri i vlerësuar mes një brezi artistësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite, këngëtarja Rovena DIlo, pohon se ishin krijime muzikore të thjeshta, të këndshme, përshtatur edhe me cilësitë vokale të këngëtarëve. Ajo pohon se në këtë vrull zhvillimi edhe muzika ka rekordet e saj, por ka dhe krijimtari të dobët dhe koha do të bëjë punën e saj. Në shume vite karrierë muzikore, ajo pohon se kanë kaluar pa e kuptuar, por thekson se vazhdon akoma punën me shumë vëmendje në çdo projekt muzikor të ri. Rovena Dilo ka mbaruar fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, i pëlqen shumë letërsia dhe linguistika. Ndonjehere shkruan poezi dhe ka për hobi kërcimin, notin dhe kopshtarinë. Ka asistuar në disa seanca fotografike të fotografit të mirenjohur Fadil Berisha. Me dekada karrierë muzikore, Rovena Dilo ka një repertor shumë të pasur në këngë, ku nuk mungojnë dhe çmimet në festivale të ndryshme.

Filloi aktivitetin e saj publik ne 1990 si drejtuese e emisionit "Mbremje Kulturore", në krah të Adrian Krastës. Në spektaklin e fundit të këtij emisioni u dëgjua për herë të parë një këngë e incizuar në studion e Radio Televizionit e kënduar nga ajo. Për herë të parë ajo konkuroi në Tiranë në Pranverë 1993 në "Kengët e Stinës" dhe këndoi "Kurrë Mos Më Lësho". Një këngë suksesi, me të cilën u vlerësua me çmimin e dytë.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}