>
BIOSHQIP
Biografia
Roland Gjergji ka nisur të këndojë që në moshë të vogël. Fillimisht ka qënë një dëshirë fëmijërore por që me kalimin e kohës u bë një pjesë e pandarë e tij.

Duke kënduar nëpër evente të ndryshme, falë dashurisë së madhe që merrte nga publiku përmes duartrokitjeve, bëri që Rolandi t’i futej kësaj rruge dhe të mos ndalej por të punonte dhe të kërkonte shumë nga vetja e tij.

Pavarësisht se nisi vetëm të këndonte, artisti nuk u mjaftua me kaq, ai nisi të luante piano, për të cilën mori leksione disa vite me rradhë dhe e mësoi ta luante në një mënyrë profesionale këtë instrument.

Pas përfundimit me sukses të studimeve për piano, angazhimi nëpër koncerte, festa dhe evente të ndyshme u bë pjesë e pandashme e rrugëtimit të tij në muzikë si brenda dhe jashtë Shqipërisë deri në Amerikën e largët.

Ishin pikerisht angazhimet e shumta dhe dëshira për të përformuar ashtu si më parë që e bën këngëtarin ta donte edhe më shumë dhe t’i rikthehej dashurisë së tij të parë këngës.

Më datë 16 Gusht 2020, Roland Gjergji publikon videoklipin "Dashnia". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Valon Biba. Videoklipi u prodhua nga kompania DArt Channel.