>
BIOSHQIP
Biografia
Ka ditë që nëpër pub-et e kryeqendrës sonë shihet një e re, e cila mbushë lokalet plot me mysafirë. Vijnë aty për të parë,për të dëgjuar e kënaqur me tinguj, këngë e muzikë të vjetër qytetare. Gjithë këtë harmonizim të tingujve me zë brilant e krijon e reja me emrin Rema Canolli. Rema ka lindur dhe jeton në Prishtinë. Pos zërit me të cilin të pushton ajo ka edhe performancën për tu krijuar një imazh i dashur i skenës sonë muzikore. Se çka e ka nxitur, motivon,që një e re me moshë si kjo, të merret me muzikë e këngë të vjetra popullore e qytetare, këngëtarja thotë: "E vërteta se unë jam marrë edhe me zhanër tjetër,por duke i dëgjuar shpesh këngët e vjetra qytetare, më lindi pos dashurisë për to edhe idea që të përkushtohem e tëra në këtë zhanër dhe pse jo të këndoj edhe nëpër pub-atu ku janë edhe të rinjtë, moshatarët e mi që të mësohen me këngë e muzikë që i flenë shpirtit. Mëkat i madh,thotë ajo. të harrohen këngët e këtij melosi, që burojnë nga folklori ynë shumë i begatshëm dhe i veçantë në botë".