>
BIOSHQIP
Biografia
Ramadan "Dani" Krasniqi lindi në Pejë dhe është një këngëtar shqiptar nga Kosova, i cili këndon me aq afsh e dashuri, duke u bërë i dashur dhe i adhuruar për pleq e të rinj dhe për çdo gjini. Dani nuk është vetëm i Pejës dhe i Dukagjinit, por i mbarë njerëzimit, sepse zëri i tij arrin të depërtoj tek çdo njeri që ka pak shije dhe kritere për muzikë. Me kontributin e tij në vazhdimësi, Dani vazhdon karrierën, i orientuar në këtë sezon vere në dasma, ahengje e gëzime familjare. Me krejt bagazhin e tij ndër dekada, Dani vazhdon të mbetet personalitet që shënon fuqishëm kohën e vet.

Arsimin fillor e kreu në Shkollen fillore '8 Marsi', të mesmen në gjimnazin ish - '11 Maji'. Karrierën si këngëtar e filloi me orkestrinën "Vëllezërit Bakraqi". Pas shumë paraqitjeve si i ri, në grup me kolegët, për herë të parë si solo-këngëtar, u prezantua në mbrëmjen festive të pritjes së Vitit të Ri, 1973/1974, në motelin e atëhershëm me famë, 'Dardania' në Pejë. Ka publikuar shumë albume muzikore te edituara në treg. Bashkëpunëtorët e tij të preferuar: Ilir Berani, Afrim Macula, Ylber Asllani, Valton Beqiri, Hivzi Krasniqi, Arsim Bunjaku. Mega-Hitet e njohura: 'Magdallena' 1985 nga Ardian Rrusta, 'Ti që fike shpirtin tim' 1995 nga Afrim Macula, 'Moj tradhëtare' 2003 nga Ilir Berani, 'Fjalët që na ndanë' 2005 nga Afrim Macula.