>
BIOSHQIP
Biografia
Preng S. Gjikolaj ka lindur me 04/08/1966 në Kurbnesh, Mirditë. Arsimin tetëvjeçarë dhe të mesëm e ka mbaruar në qytetin Kurbnesh. Për arsye poitike nuk j’u mundësua arsimimi në shkollë të lartë, kësisoj deri në pranverën e vitit 1991 pas mbarimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak është marrë me punë të rëndomta. Në pranverën e vitit 1991 ka emigruar në Greqi periodikisht duke u marrë me punë të ndryshme, kryesisht krahu. Në vitin 1994 kthehet përfundimisht në Shqipëri. Pas kthimit në Shqipëri mbaron me korespondenë për histori në Umiversitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Nw qershor tw vitit 1999 shkon nw Kosovw ku ka punuar kryesisht si menaxher i firmave tw ndërtimit deri në fund të vitit 2001. Krahas punës si menaxher ka bashkëpunuar me median kosovare, kryesisht shtypin e shkruar. Pas kthimit nga Kosova, që në fillim të vitit 2002 ka punuar për disa vite në administratën vendore.

Krijimtarinë letrare, kryesisht në poezi, skica, tregime dhe ese e ka nisur që kurë ishte në shkollë të mesmë por për arsye të biografisë nuk mund as t’i publikonte dhe as botonte. Publikimin dhe botimin e krijimeve të tija letrare i ka nisur vetëm pas ndyshimit të sistemit që në fillim të vitit 1991 duke i botuar në organet e shtypit të kohës. Që në vitin 1991 ka nisur bashkëpunimin me median, kryesisht me gazetat dhe Radio-Tiranën. Deri në vitin 2002 ka qenë bashkëpuntorë dhe korespondent i gazetave dhe Rdio-Tiranës. Më pas ka punuar si gazetarë profesionist duke nisur nga gazeta “Telegraf”, “Panorama” & “Panorama Sport”. Për disa vite ka punuar edhe si gazetarë televizoni, kryesisht “Fax News”, etj. Përveç lajmeve e kronikave të përditëshme, ka publikuar shumë komente e analiza, reportazhe etj. Ka marr pjesë në shumë tubime e konferenca shkencore me studime historike, kryesisht në vendet ballkanike dhe trojet etnike shqiptare. Studimet e tija historike jan botuar nëpër Antlogji dhe buletine të ndrysme të shoqatave mbarëkombëtare. Krijimtarinë e tij letrare e ka publikuar kryesisht në organet e shtypit, në Antologji të ndryshme dhe faqe Online letrare.

Preng S. Gjikolaj është i martuar, ka dy fëmijë (djalë e vajzë). Për shumë vite ka banuar në qytetin e Lezhës dhe tani banon në qytetin e Tiranës.