>
BIOSHQIP
Biografia
Grupi Peppermint është formuar në vitin 1993 në Prishtinë nga Valon Abazi (kitarë dhe vokal), Mentor Ejupi (Drums) dhe Bekim Ahmeti (Keyboard dhe back-vokal), kurse në vitin 1994, grupit iu bashkua edhe Artan Bajrami (sot Don Arbas) si vokal dhe kitarë. Grupi kishte nje numer te vogel te performancave ne Prishtinen e atëhershme. Këtë periudhë ata më shumë e shfrytëzuan për të komponuar këngët e albumit të tyre të I-rë, por në mungesë financash ky album nuk e pa dritën kurrë. Në 1998 komponuan këngën "Liri" me të cilën edhe do të dilnin në skenë dhe do të identifikoheshin për stilin dhe qasjen e tyre, të cilën e dërguan në inqizim për ta finalizuar me financat e tyre të pakta. Demot i kishin dërguar tek studioje e një muzikanti të njohur. Por kur shkuan për të filluar me inqizimin e kësaj kënge, muzikanti i studios i kishte paraqitur një verzion krejt tjetër, të një zhanri tjetër, për të cilin muzikanti i studios insistonte se kënga do të dilte më e mirë në atë verzion. Normalisht që grupi Peppermint nuk e pranuan joorigjinalitetin, dhe kënga "Liri" mbeti pa u publikuar në kohën kur do të duhej më së shumti, kur në Kosovë kishte filluar lufta e armatosur për Liri. Në vitin 2000, arritën ta inqizojnë dhe publikojnë baladën "Harresa" e cila u pëlqye në një masë të madhe, dhe shpesh lëshohej nëpër radiot e asaj kohe. Në vitin 2001, deshtën të marrin pjesë në Showfest 2001 dhe për këtë festival ata zgjodhën këngën "Fundi i përfundimit', këngë kjo e cila ishte kompozuar nga grupi në vitin 1994, pas vdekjes së Curt Cobain si dhe një fqiu të Bekimit, nga mbidoza me narkotikë. Kënga fliste pikërisht për kujdesin e munguar të shoqërisë ndaj personave me varshmëri ndaj drogave. Për inçizimin e kësaj kënge gjetën përkrahje financiare nga Faik Ratkoceri (1000 DM). Edhe pse kënga ishte kompozuar në vitin 1994, ajo arriti që të përzgjidhej nga Juria profesionale e ShowFest 2001, pa asnjë intervencë, madje ajo u kualifikua për finalen e mbrëmjes "Rock&Rap". Pas dështimit për të fituar vendin e parë në këtë festival, gjë që do të ju jepte përkrahjen e madhe financiare grupit si dhe famën e nevojshme për të vazhduar, aktivitetet e grupit u zbehën shumë dhe ato prej atëherë e deri më sot vazhdojnë vetëm në mënyrë sporadike dhe atë vetëm nga Valoni dhe Bekimi. Artani e ndërroi zhanrin e tij të Muzikës, kurse Mentori nuk jeton në Kosovë.