>
BIOSHQIP
Biografia
Palma Pelaj, një zë i ngrohtë dhe një vajzë e re, plotë stil epozitivitet, me prejardhje nga Peja, por e lindur në Gjermani, është nga këngëtaret më të reja që po tenton t’i bashkohet estradës shqiptare. Vokali i saj karakteristik dhe i ëmbël, ka bërë që Palma krahas studimeve, pasion të madh të ketë këndimin dhe muzikën. Palma ishte para pak kohësh dhe pjesë e disa prej kompeticioneve për talentë të rinj, në Gjermani.

Ndërkaq, dëshira për të kënduar në shqip, këto ditë e ka sjellë Palmën në Prishtinë, ku e ka realizuar edhe këngën e saj të parë me titull “Hija jote”. Komponuar e orekestruar nga Fatos Canolli, e tekst nga Vera Pelaj, kënga “Hija jote” që në ditët e para të publikimit në rrjetin social “Youtube”, ka arritur të klikohet e adhurohet mjaft nga audienca.