>
BIOSHQIP
Biografia
Osman Mula është regjisor në RTSH dhe kompozitor i njohur shqiptar nga Shkodra. Është një nga regjisorët më të njohur në Radiotelevizionin Shqiptar, drejtues i dhjetë festivaleve, qindra emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor i vlerësuar me shumë çmime. Vjen nga një familje e njohur, mbiemrin e së cilës e ka ngritur lart dhe e ka nderuar duke përcjellë dashurinë për profesionin dhe për muzikën dhe tek fëmijët e tij këngëtarja Evis Mula dhe aktori Enson Mula. Është njeriu që ka zbuluar me dhjetëra talente dhe që e ka ngritur spektaklin në nivelet më të larta të kohës duke respektuar traditën dhe duke e harmonizuar me modernen.

Fillesat artistike nisin në vendlindjen e tij në moshën 17 vjeçare kur ka marrë çmimin e parë si kompozitor në anketën e Radio Shkodrës me këngën e kënduar nga Tonin Tërshana "Përsëri pranë jush do kthehem". Luajti premier instrumentin e saksofonint në festivalin e 11, i ka rënë në festivalet e studentit, kur vazhdonte studimet për artin dramatik. Ka kompozuar këngë në anketa dhe ka fituar çmim të parë me një këngë të kënduar nga Afërdita Zonja. Pastaj ka depërtuar në festivalet e këngës si kompozitor pas disa vitesh, më përpara kish filluar regjinë e festivaleve dhe regjinë e koncerteve të vitit të ri pasi emërohet në television shqiptar në vitin 1973 dhe ndërkohë mbrojti diplomën në Teatrin Popullor. Realizoi koncertin e Vitit të Ri dhe pas një viti festivalin e këngës në RTSH dhe nuk është shkëputur për vite me radhë nga institucioni, nga ku ka zbuluar talente në artet prezantuese dhe media duke formuar profesionalisht e dhënë drejtim disa të rinjve si folës në ekran.

Këngën e parë e realizoi me këngëtarin Tonin Tërshana,
Më pas këngët ia besoi këngët Luan Zhegut i cili ka marrë çmim të dytë në festivalin e Këngës në Radio, Ka shkruar te Koncertet e Pranverës me Luanin duke bashkpunuar afro tetë vjet, Është autor i videoklipit të parë të realizuar në Shqipëri me këngën "Bashkë me Fëmijët"
Në vitin 1992 vlerësohet me çmim të parë në festivalin e RTSH-së me këngën "Pesha e fatit" ku e ka kënduar Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani dhe Viktor Tahiraj.
Në vitin 1996 ka shkruar një këngë për Luan Zhegun dhe Ledina Çelon, që mori çmim të dytë.

Në Maj 1994, Çlirim Denaj, Osman Mula & Leonard Bulku marrin pjesë në Këngët E Stinës 1994 me këngën "Lindem Per Te Jetuar".
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}