>
BIOSHQIP
Biografia
Është nga Shkupi dhe ka një zë dominues, nga ata zëra që nuk harrohen lehtë. Neti Fermini e nisi muzikën që në fëmijëri dhe gjatë rrugës ka edituar katër albume e mbi 37 këngë të realizuara me bashkëpunëtor të ndryshëm.
Neti Fermini e ka specialitet muzikën live dhe këndon në evenimente, mbrëmje rinore e ahengje të ndryshme, ku përherë le shije te jashtëzakonshme falë zërit fantastik dhe atmosferës që krijon. Dihet që e jep maksimumin në të gjitha paraqitjet dhe këtë e dëshmon numri i madh i njerëzve që shkojnë për ta degjuar nëpër mbrëmje, por edhe angazhimi në dasma e ahengje.

Ndryshe, Neti Fermni ka një stil krejt të veçantë e unik nga të gjithë këngëtarët e këngëtaret e skenës muzikore shqiptare. Shumë kush pyet se kush është, çka është… Vetë Neti ka vendosur të njihet thjesht për zërin dhe pjesa tjetër mbetet private.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}