>
BIOSHQIP
Biografia
Neki Emra lindi në një familje me traditë muzikore ku babain e kishte kompozitor të njohur te viteve '80, pra kompozitorin Fikrim Emra. Me tingujt e pianos rritej cdo ditë dhe talenti i tij u vërejt qysh në moshen fëmijenore, pra qysh në moshën 4 vjeqare filloj ti binte pianos. Ka përfunduar shkollen e ulët të muzikës për piano.. Ishte një ndër talentët e vecantë të shkollës së muzikës në Prizren. Qysh në fëmijeri këndoj në RTP në vitet '80 me këngët " Jam Pioner" dhe "Prindet Shumë i dua"

Pas disa viteve nderprerjeje të aktivitetit muzikor, kthehet me muzikë në vitin '96 ku fillon të performoj në restorante me sintisajzer, pra muzikë të vjetër qytetare. Pas luftes së fundit, menjëherë në vitin '99, kyqet në rock grupin "Hard" si tastierist, ku e vazhdon karierën me këtë grup deri në vitin 2005. Gjatë këtyre viteve marrin pjesë me grupin në shumë koncerte, mbrëmje të shumta muzikore, e festivale. Ndër to vlen të permendet festivali "Rock per Rock", ku u shpërblye grupi me cmimin e pare, si dhe cmimet e para në disa festivale tjera nëpër Kosovë.

Në vitin 2007 kompozoi këngën "Qyteti Im", me të cilën këngë ishte fitues i Zambakut te Argjendë dhe Mikrofonit të Artë në festivalit tradicional e te njohur "Zambaku i Prizrenit", me të cilën këngë ishte kantautor ( Kompozimi, teksti, aranzhmani e kendimi ishin të tij'at) dhe ky ishte kulminacioni i arritur në këtë vit dhe gjate gjith karierës deri në atë ditë.

Në vitin 2007 poashtu ftohet nga grupi legjendar "Grupi 403" që të jetë tastierist i tyre në koncertin e rikthimit që mbahej në dhjetor të atij viti. Pasi ishte një nga pervojat më të suksesshme të atij viti, e i cili koncert la mbresa shumë të mëdha në tërë Kosovën. Edhe sot e kësaj dite zyrtarisht vazhdon të jetë pjesë e ketij grupi.

Në vitin 2009 nxori Singlin e tij "I thuaj se e do" me të cilën këngë u paraqit me një stil të vecantë të muzikës shqipe. Në këtë këngë kontribut të vecantë dhane "M&A Studio", Dardan Gjinolli ne Sax, Elizabeta, Dafina, Renata (Back Vocal).

Në vitin 2010 mori ftese të jetë tastierist i grupit legjendar "ILIRET". Pasi pergatitën 2 këngë për grupin e njohur në bashkpunim më anëtarët tjerë të grupit dhe pas disa paraqitjeve, përfundoj bashkpunimi me grupin e njohur. Po me 2010 fillon karierën si këngëtar dhe tastierist nëpër shumë clube, restorante, kafe-bare në tërë Kosovën. Pasi në cdo vend ku këndonte kishte një audiencë të mrekullueshme, karriera e tij mori kahje tjetër nga ajo që kishte deri me 2010, pra karierë të këngëtarit.

Në vitin 2011 poashtu kompozoi edhe këngën, si dhe shkroi tekstin e këngës "Rilindi Prap Dashuria" për këngetaren Benita Pula, për festivalin Zambaku i Prizrenit, ku kishte hapur dyert edhe për karierën si kompozitor për këngëtar të ndryshëm. Poashtu me 2011 u paraqit në festivalin e muzikes " NGOM" me "GRUPI 403", ku kishte shumë adhurues që kishin ardhur që pas 4 vitesh edhe njehere ta dëgjojnë performancën e grupit 403 me shumë entuziazëm.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}