>
BIOSHQIP
Biografia
Natrin Çoçka lindi më 21 tetor 2001 në qytetin e Elbasanit. Lindur dhe rritur në qytetin e Elbasanit, por origjina e tij nga babai është nga qyteti i Korçës. Shkollën fillore e kreu në Elbasan në shkollën Qamil Gurakuqi, ndërsa shkollën e mesme i kreu në gjimnazin “Mahir Domi”. Aktualisht po kryen studimet për "Infermieri të Përgjithshme". Pasioni për poezinë ka nisur në moshën 12 vjeçare. Ai ka fituar shumë çmime në konkurse letrare. Dy çmime të treta në poezi në konkurset shkollore si dhe një çmim të parë kombëtar për esenë më të mir në konkursin e organizuar në Tiranë nga "Pena e Re".Ai gjithashtu është anëtar i "Unionit Global të Poetëve Shqiptarë" Poezitë e tij lexohen në një nga radiot më të mëdha në diasporë me qendër në Francë "Radio Lyra". Ka fituar gjithashtu një çmim ndërkombëtarnga organiata "World Humanitarian Drive". Është autor i librit poetik "Ngjyrat e Jetës"
Ai gjithashtu ka punuar si Gazetar në "Tv Skampa"Letërsia për të është kthyer në një simfoni të jetës së tij.