>
BIOSHQIP
Biografia
Morph ose Alesia Haxhia lindur në qytetin e Rrëshenit ku ka jetuar prej 14 vitesh dhe nga viti 2016 studion dhe jeton në Tiranë. Përfundoi studimet në gjimnazin Ismail Qemali në Tiranë dhe aktualisht ndjek studimet e larta për dentistri. Talentet e saj janë të shumta duke përfshirë aktrimin, kërcimin dhe prej 2 vitesh edhe muzika. Çdo rresht në tekstet e saj ka një nëntekst të gjerë që shumë bukur gërshetohet me ndjenja. Një botë morph e purpurt, paksa e ndërlikuar por jo e pa kuptueshme. Loja me fjalët dhe eksperimentimi i tekstit është karakteristika e kësaj rappere të re.

Më datë 7 Shtator 2020, Morph publikon videoklipin "RDL (Rebel Dissin' Lames)". Teksti i këngës u shkrua nga Morph. Produksioni audio u realizua nga Contraband Gotti.