>
BIOSHQIP
Biografia
I lindur më 12 maj 2002 në Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj Sh.F.M.U. Gjon Serreqi. Të mesmen e përfundoi me sukses në Prishtinē-Medreseja e Mesme Alauddin. Tani vijon mësimet në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Miraxhi si në vegjëli shihej një djalosh me talente të mëdha e që primare kishte këndimin. Ai pretendonte se në të ardhmen popullit të tij do t’i prijë si Imam (Hoxhë). Thuajse atë veç se e realizoi.Miraxhi për disa herë me radhë ka marrë pjesë në Gara të Kur’anit e ndër të fundit ishin ato të Ballkanit në nivel të Medreseve e që u kurorëzua me vendin e tretë. Është një djal që premton shumë dhe gjithmonë do t’a ketë përkrahjen tonë!

Më datë 7 Janar 2019, Miraxh Islami publikon videoklipin "Ilahi Mash-Up 2019". Producer: Jeton Ismaili.

Më datë 16 Nëntor 2019, Miraxh Islami publikonë ilahinë më të re me vëllaun e tij, Bejsajdin Islami e që titullohet “MUHAMMED”. Producer: Jeton Ismaili.

Më datë 23 Prill 2020, Miraxh Islami publikon videoklipin "Muaji I Rahmetit". Muzika e këngës u punua nga Naim Qukiqi. Producer: Jeton Ismaili.

Më datë 28 Korrik 2020, Miraxh Islami & Valtrim Hajdini publikojnë videoklipin "Malli I Qabes". Producer: Andi Mezini

Më datë 10 Nëntor 2020, Miraxh Islami publikonë projektin më të ri, e kësaj here bashkë me babin e tij, Muhamet Islami e që titullohet “LA ILAHE ILALLAH“. - Jeton Ismaili.

Më datë 26 Shkurt 2021, Miraxh Islami publikon videoklipin "Me Fjalë S'fitohet Xhenneti". Melodin e Ilahisë e punoi Maestro Naim Qukiqi. Producer: Naim Qukiqi.

Më datë 12 Prill 2021, Miraxh Islami publikon ilahinë më tē re “Nata e Ramazanit”. Producer: Xhavit Avdyli & Jeton Ismaili.

Ilahisti Miraxh Islami më datën 27 Qershor 2021,na vjen me një Mash-UP (MIX) të ilahive për gurbetqarët! Video u realizua nga AksaProduction, ndërsa për studion u kujdes vetë i lartpërmenduri-Miraxh Islami. Ilahisti na ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të ketë edhe shumë projekte të tjera të reja, e që secila do të veçohet.