>
BIOSHQIP
Biografia
Mimoza ka dy femije: Rozafen dhe Bojkenin. Mimoza hyri ne boten e muzikes ne vitet 1995-1996 dhe qe atehere editoi disa albume te cilat u pelqyen mjaft nga ana e publikut. Prej fillimit Mimoza ka patur nje qendrim te bukur ne skene dhe nje elegance qe rrembente zemrat e publikut. Ne fillim u prezantua si beqare, por me pas u martua me kengetarin e mirenjohur kosovar Shkumbin Kryeziun, i cili ne ate kohe ishte kengetar i popullarizuar dhe njekohesisht ishte edhe producent i Produksionit filmik dhe muzikor "LABIA" ne Prishtine. Pas marteses se saj me Shkumbinin, Mimoza u be sekretare e produksionit LABIA dhe editoi albumin e pare qe permbante 8 kenge dhe qe u prit shume mir nga ana e publikut. Me pas Mimoza vazhdoi drejt sukseseve te saja dhe filloi te punoje reth albumit te dyte i cili beri boom ne te gjitha trevat shqipetare. Ajo mori pjese edhe neper festivale dhe merrte nga çmime me rendesi ne çdo pjesemarrje.

PASAPORTA:
Vendbanimi:Prishtinë
Gjatesia:1.70cm
Pesha:56kg
Horoskop:Shigjetari
Hobi:Udhetimet
Qyteti i preferuar:Tirana dhe Shkupi
Ushqimi i preferuar:Pastat dhe embelsirat
Pija e preferuar:Vera kuqe dhe Likeri
Statusi jetesor:E martuar dhe nen e dy femijeve

Ne vitin 1998, Mimoza Mustafa merr pjese ne "Showfest" me kengen "Zjarr Rrufeje", ku mori çmimin e pare.

Ne vitin 2001, Mimoza Mustafa merr pjese ne festivalin "Zambaku i Prizerenit" me kengen "Vetem nje magji", ku mori çmimin e trete.

Në vitin 2001, Mimoza Mustafa publikon albumin "Terri Me Kafshon", qe permbante 10 kenge te zhanreve te ndryshme.

Në Qershor 2003, Mimoza Mustafa merr pjesë në PoliFest 2003 me këngën "Digju Bote Pa Ty", ku mori çmimin "Meritat e veçanta".

Në Dhjetor 2004, Mimoza Mustafa merr pjesë në Zhurma Show 2004 me këngën "Sadist", ku mori çmimin "Sharmantja e vitit".

Në vitin 2004, Mimoza Mustafa publikon albumin "Sadist", i cili permbante 12 kenge.

Në Nëntor 2004, Mimoza Mustafa merr pjesë në Kënga Magjike 2004 me këngën "Robnesha", ku mori çmimin televiziv.

Në Prill 2007, Mimoza Mustafa merr pjesë në VFM 2007 me këngën "Pa Koment".

Në vitin 2006, Mimoza Mustafa publikon albumin "Pa Koment", siç eshte dhe ajo vete dhe mund te themi se ky album la gjurme ne muziken shqiptare.

Në Dhjetor 2008, Mimoza Mustafa merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Buka".

Në Nëntor 2009, Mimoza Mustafa merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Papafingo".

Në Qershor 2011, Mimoza Mustafa merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën "Papafingo".

Në Dhjetor 2009, Mimoza Mustafa merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Ulu Ne Vendin Tim".

Në Nëntor 2009, Mimoza Mustafa merr pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën "Ulu Ne Vendin Tim".

Më datë 24 Qershor 2011, Mimoza Mustafa & Shkumbin Kryeziu publikojnë videoklipin "Trenat Pa Binare". Me këtë këngë, Mimoza Mustafa & Shkumbin Kryeziu marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011.

Më datë 25 Nëntor 2016, Mimoza Mustafa & Shkumbin Kryeziu publikojnë videoklipin "Qelibar". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Shkumbin Kryeziu. Videoklipi u prodhua nga kompania Labia.

Më datë 12 Maj 2018, Dani & Mimoza Mustafa publikojnë videoklipin "Neve S'na Shkon". Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, teksti u shkrua nga Aida Baraku.

Më datë 17 Qershor 2019, Mimoza Mustafa publikon videoklipin "Krejt I Boj", në bashkëpunim me Robert Berishën. Dyshja videon e kanë realizuar pranë plazhit dhe shihen tejet elegant dhe në harmoni të njëri-tjetrit. Theksojmë se muzikën dhe tekstin e ka shkruar Ilir Berani ndërsa orkestrimin e ka bërë Ardian Kastrati.

Më datë 4 Nëntor 2022, Mimoza Mustafa & Egzon Pireci publikojnë videoklipin "Zemra Po M'dhem". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Nurteel. Videoklipi u prodhua nga BUG Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Nurteel.
DËRGOI: