>
BIOSHQIP
Biografia
Mhill Krasniqi i lindur më 14.09.1966 në fshatin Dashinoc rrjedhë nga një familje me traditë për këngën.Është i biri i rapsodit të njohur Marash Krasniqi.
Shkollën fillore e ka mbaruar në Ratish, pastaj në Irzniq dhe për të vazhduar të mesmen në Pejë.
Me muzikë filloi të merret qysh në moshën e fëmijërisë. Talentin e tij e kishte vërejtur i ati Marashi qysh në moshën 5 vjeçare.
Në moshë fare të re, ka marrë pjesë me një këngë për festën “Ditën e shkollës” në shkollën fillore në fshatin Irzniq. Kënga e parë që këndoi para publikut, njëkohësisht e ka incizuar për TVP –në, ka qenë “Sot i kemi 1000 dëshira”, për të vazhduar me paraqitje në shumë manifestime tjera në Deçan dhe më gjerë.
Shumë herët ishte anëtar i grupit folklorik të Marash Krasniqit. Nga ajo kohë ka vazhduar të marrë pjesë nëpër dasma anë e mbanë Kosovës, në Maqedoni dhe Mal të Zi, në turne nëpër Evropë dhe SHBA.
Nga mesi i viteve 80-ta, Mhillit i bashkohet në grupin muzikor edhe vëllai Pjetër Krasniqi, si këngëtar dhe instrumentalist. Mhilli dhe Pjetri, me babain e tyre Marashin, vazhduan të këndojnë deri në vitin 1991.
Pas një ndërprerje, për shkak të vdekjes së babait, në vitin 1992 riaktivizohet grupi folklorik “Të bijtë e Marash Krasniqit”.
Në vitin 1994 këtij grupi i bashkohen edhe dy anëtarë te rinj nga familja, Bashkim dhe Dukagjin Krasniqi. Ky grup, ruan dhe kultivon folklorin burimor dukagjinas në përgjithësi, por njëkohësisht ruan dhe kultivon me sukses melosin dhe melodinë e këngës nga Marash Krasniqi. Repertori i këngëve të Mhill Krasniqit është shumë i gjerë.
Disa nga këngët e tij më të suksesshme janë: ”U dha Kushtrimi n’Rrafsh Dukagjinit”, ”Këngë për Ali Pashën” etj. Përveç këngës që interpretonte Mhilli në dasma e koncerte të ndryshme, ai editoi edhe albume muzikore. Albumin e parë e editoi në vitin 1994 me titull “Kullat Gjëmojnë”, “Kurrë nuk vdes Marash Krasniqi” si dhe video -kasetë. Pas luftës, gjatë viteve të 2000-ta incizoi 19 albume e shumë kolazhe tjera me këngëtarë tjerë kosovarë. Mhill Krasniqi edhe sot merret aktivisht me këngë. Punon dhe jeton në Pejë. Krasniqi është në përfundim të albumit të 20-të, merr pjesë edhe nëpër shumë fushata elektorale ku interpreton këngët si ‘’ Hymni në Dukagjin, Pritni djemt e Dukagjinit’’ si dhe këngë për presidentin e ndjerë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën, e cila është përzgjedhë edhe si kënga më e mirë. Mhill Krasniqi njihet edhe si pjesmarrës në aktivitetet e Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”në Pejë.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}