>
BIOSHQIP
Biografia
Merxhan Avdyli, u lind më 1961, në Sadovinën e Jerlive, Komuna e Vitisë (Republika e Kosovës). Avdyli është poet, studiues i letërsisë dhe publicist. Merxhan Avdyli ka përfunduar studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ka marrë titullin master me temën “Forma e vargut dhe e vargjeve në poezinë e Dritëro Agollit” (2008). Në të njëjtin fakultet z. Avdyli ka doktoruar me temën “Poezia e Ismail Kadaresë – forma, shenja, figura” (2012) Gjithashtu ka kryer studimet pasuniversitare për diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë (2006). Gjatë studimeve, deri në burg (18. 4. 1981, u aktivizua në lëvizjet studentore, protagonist kryesor i ngjarjeve të vitit 1981. Pas lirimit nga burgu (29.11.1990) u angazhua në Politika. Poezitë e para i botoi gjatë viteve `70 në “Zërin e rinisë” në Prishtinë dhe “Bota e re”, po ashtu në Prishtinë. Para luftës ka qenë bashkëpunëtor i revistave “ Fjala” dhe “Zëri” (1991-93)