>
BIOSHQIP
Biografia
Merita Halili është këngëtare e njohur për të gjithë ne, pasi këndon këngën e tabanit popullor. Ajo për herë të parë në skenë u ngjit në moshën 16 vjeçare në "Ansamblin e Këngëve dhe Valleve", ku është vërejtur talenti i saj. Këndon këngë nga të gjitha trevat shqipfolëse, por më së shumti të Shqipërisë së mesme dhe ka realizuar albume e këngë të shumta, të dedikuara: dashurisë, atdheut, heronjve etj. Ka fituar shumë çmime, por ai që arriti piadestalin ishte në vitin 2000, një çmim ky që u dhurua nga Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, me të cilin ajo u quajt artiste, "Ambasadore e kombit". Është e martuar me mjeshtrin e madh të fizarmonikës, Raif Hysenin, person ky i cili ka arritur gradë të lartë në muzikën mbarë shqiptare. Ky çift kaq i mrekullueshëm, janë pjesëtar të "Qendrës së muzikës dhe Vallëzimit tradiconal" të New York, të cilët janë zgjedhur si interpretuesit më të mirë për ta përforcuar folklorin dhe ata me punën e tyre profesionale kanë arritur të edukojnë, mësojnë rreth 3000 studentë, vendas e të huaj, vallen e këngën e mirëfilltë shqipe.. Aktualisht jeton me tre vajzat dhe bashkëshortin në Amerikë, po malli dhe dashuria per atdheun e mbajne ate gjalle per te cilin dhe kendon kenge te mrekullueshme

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}