>
BIOSHQIP

(1933-2012)

Biografia
Meliha Doda, këngëtare shqiptare, interpretuese e këngës qytetare vlonjate, pjesë e "Trios vlonjate" të njohur, Reshat Osmani dhe Konstandin Thana. Ylli i “Trios vlonjate”, Meliha Doda shuhet në moshën 79 vjeçare.

Origjina e Meliha Dodës është nga Kosova. Nga qyteti, ku formua lidhja e dëgjuar e shqiptarëve në Prizren. Prindërit e saj erdhën në Tiranë nga Kosova aty rreth viteve ‘30. Nëna e saj ishte një malësore fisnike nga Dibra e Madhe, nga fisi Shehrit. Gërmat e para të shqipes i mësoi tek shkolla “Avni Rustemi”. Atëherë ishte një sistem 7-vjeçar. Deri në vitin e dytë të 7-vjeçares qëndroi në Tiranë.

Në Dhjetor 1962, Meliha Doda merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngët "Kendoj" dhe "Vashezo".

Në Dhjetor 1964, Meliha Doda merr pjesë në Festivali I 3-Të Në Rtsh me këngën "Urim Per Ditelindje".

Doda i takonte gjeneratës së rinisë së parë të pasë luftës së dytë botërore. Si motër e Xhevdet Dodës, ishte aktive në qarqet kulturore të kohës. Melihaja në historin e muzikës shqiptare ka hyrë si urë lidhëse në mes të muzikës së qyteteve. Si njohëse e muzikës së qytetit të prejardhjes së saj ajo ja arriti që të intepretojë me suksesë edhe stilin e këngëve vlonjate. Ajo erdhi në Vlorë kur ishte mjaft e re dhe në moshën 22 vjeçare, dhe si e till që ishte shpejtë u bë pjesë e "Trios vlonjate", ku së bashku me kolegët e saj, Osmani dhe Thana, i dhanë dimensione të reja këngës qytetare.

Në kultivimin e këtij stili ajo u vu në shërbim për rreth 6 dekada. Nga jeta e saj artistike aktive dhe nga skena u shkëput aty nga fillimet e vitet ’90-të, ndërsa në qarqe më të ngushta ajo vazhdojë të këndojë.

Më 23 dhjetor të vitit 2010, në kuadrin e 55 vjetorit të krijimit të Estradës Profesioniste të Vlorës, Meliha Doda u nderua nga Presidenti i Republikës me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë", "për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e kulturës në këtë qytet".
DËRGOI: