Vëllezërit Zena janë ndër këngëtarët popullorë më të dëgjuar në Shqipëri. Ata tashmë i kanë kaluar të 40 vitet e të ngjiturit në skenë, ku në repertorin e tyre kanë stivuar plot 1500 këngë. Ishte vitit 1973, kur u ngjit për herë të parë në skenën e teatrit "Skampa", ku u zhvillua Festivali i parë i Këngës Popullore Elbasanase dhe prej atij çasti, ai vathoi plot sukses rrugën e bukur të këngës. Në regjimin komunist,- thekson ai,- artistët ishin më të nderuar më të respektuar.