>
BIOSHQIP
Biografia
Martin Malota aka MOLA 1 është një shqiptaro amerikan i gjeneratës së parë që ka jetuar gjysmën e jetës së tij në Los Angeles dhe gjysmën tjetër në Detroit, Michigan ku edhe banon për momentin. Obsesioni I MOLA 1 me muzikën filloi në moshën nëntëvjeçare, kur ai iu kthye shkrimit si një mënyrë për të tejkaluar humbjen e motrës së tij.

Pa një baba në shtëpi, Martini hyri në jetë duke tregtuar narkotikë, duke konsumuar droga, duke u drejtuar tjerëve revolen dhe me revolet e drejtuara drejt tij. Eventualisht, ai i tejkaloi turbulencat e jetës, duke i falenderuar më së shumti xhaxhait të tij, Pjetrit (Një artist i njohur ndërkombëtarisht i arteve marciale), i cili e nxorri Martinin jashtë ambientit të dhunshëm të tij dhe e rriti atë si djalë të vetin.

Ishte një fillim i vështirë, por Martini citon të kaluarën dhe famljen e tij që i ndihmoi jo vetëm të mbijetojë, por edhe të pretendojë. Ai gjithnjë mbante kartat mbyllur dhe asnjëherë nuk donte të publikojë muzikë përderia nuk ishte i sigurtë që kjo do paraqiste një kontribut të madh për kulturën Hip-Hop. Obsesioni i tij për të perfeksionuar punën dhe shkathtësia e tij e parandaluan atë që të shpërndante muzikën e tij…gjer më tani.

Më datë 5 Mars 2013, Mola1 publikon videoklipin "Product.".

Më datë 29 Nëntor 2014, Martin Malota publikon videoklipin "Ill Eagle".

Më datë 8 Tetor 2015, Mola1 publikon videoklipin "Uefa Mafia".

Më datë 13 Nëntor 2015, Mola1 publikon videoklipin "Where You At".
KATEGORI: