>
BIOSHQIP
Biografia
Ka diplomuar për Letërsi të përgjithshme dhe komparative, në fakultetin filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, ndërsa ka magjistruar për Stdudime kulturologjike interdisciplinare në letërsi, në Institutin e letërsisë maqedonase në Shkup.
Markoska është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë dhe deri tani ka botuar njëmbëdhjetë botime autoriale: poezi, prozë/tregime, studime shkencore, kritikë/ese.
• Libri Heroik / Erotik (H/ERO/T/IC BOOK, poezi erotike, Matica, 2019)
• Kallëzim(e) të fil(m)uara, studime shkencore dhe ese (Evroballkan – Shkup, 2017)
• Vrima të zeza në ne, përkthyer në serbisht libri “Cërni dupki vo nas” (Gramatika, Beograd, 2017)
• Vrima të zeza në ne, poezi (botimi II, verzioni maqedonisht – anglisht, shpërblimi “Todor Çallovski”, 2015)
• Vrima të zeza në ne, poezi, shpërblimi “Beli Mugri”, 2014)
• Debat për Zen budizmin (Transcedenca religjioni – filozofia në mes mendimit lindor dhe perëndimor) studim shkencor, Matica, 2013)
• Kokëfortë drejt lartësive, poezi (botimi II, Magor, 2013)
• Kokëfortë drejt lartësive, poezi shpërblimi “Aco Karamanov”, 2012)
• Hiper hipotezat, ese (Instituti për letërsi maqedonase, 2011)
• Vorbull në Betlehem, tregime (Templlum, 2010) dhe
• Të gjitha rrjedhat derdhen në shtratin time, poezi (Templlum, 2009).
Markoska është fituese e këtyre shpërblimeve: Shpërblimi i parë për tregim më të mirë në konkursin Elektrolit (Templum / Margjina), për tregimin Çka ndodh kur e lexoni Frejzerin (2007), shpërblimi Aco Karamanov (2012), për dorëshkrimin poetik Kokëfortë drejt lartësive; shpërbilimi Beli Mugri (2014), për dorëshkrimin poetik Vrima të zeza në ne, shpërblimi Todor Çallovski, për poezi, eseistikë, kritikë dhe forma proze kreative, 2015 (laureate e parë); shpërblimi për tregim të shkurtër në Nova Makedonija, për tregimin Lartësitë e Feliksit (2015).
Krijimtaria e autores Marta Markoska është përfshirë në shumë antologji të poezisë bashkëkohore dhe prozës në vendin tonë dha jashtë vendit, kurse ajo është hartuese e Antologjisë së poezisë së dashurisë dhe lirikës erotike me titull Kreshta të lundrimeve poetik (2014).
Markoska ka qenë pioniere e lansimit të Tallk-shout të parë në Shkup, kushtuar gjith poetëve të njohur maqedonas, të quajtur ”Magnitudat letrare”.