>
BIOSHQIP
Biografia
Mal Retkoceri i cili është arkitekt me profesion dhe është djali i këngëtares së njohur Violetë Kukaj.

Në Dhjetor 2023, Mal Retkoceri merr pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Çmendur". Kjo është pjesëmarrja e parë e tij në këtë festival dhe njëherësh “Çmendur” është edhe debutimi i tij i parë në muzikë. Pas fitores, Mali ka treguar për herë të parë edhe mesazhin që ka kënga e tij, duke zbuluar se kënga i dedikohet nënës së tij, në fakt, siç thotë ai, kjo këngë është vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ka kaluar nëna e tij. Mali i emocionuar shprehet “Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”.