>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Emocion më të madh ose mund të them një lloj lumturimi në qenien time (ndoshta e pa shprehur) ka qenë në vitin 1995, kur unë kam kënduar një duet me Ledina Çelon "A e doni dashurinë?". Ishte një këngë e Osman Mulës me tekst të Jorgo Papingjit. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm, ku mbas 7 vitesh unë iu ktheva skenës. Sepse ishin vitet e fluiditetit të mendimit njerëzor me emrin e koduar "tranzicion". Ishin vitet e hallakatjes së mendimit njerëzor ku çdo njeri donte të prekte atë që nuk e kishte prekur për 45 vjet. Unë përjetova një emocion shumë të madh. Isha në ethe. Mendoja se si do të më priste spektatori. Doja të kisha një performancë solide. Jetonim në një shoqëri me mendime të tejskajshme luajale, ku kënga duhet të ishte brenda të një shpirti njerëzor. Aty, në brigjet shumë të bukura të "Pashait", në plazhet magjike të Orikumit. Nën mrekullinë e kaltërsisë së detit, valëve ledhatuese, ajrit të pastër, pranë repartit, gjithmonë shikonim një vajzë shumë të bukur, (emri i saj nuk më kujtohet), me një trup si beronjë, dhe me flokë të gjata. Një shoku im, Naum Gogo nga Durrësi (ka vdekur në moshë shumë të re), duke parë atë, magjepsej. Shushatej. Gëzohej. Hidhërohej. Në atë kohë, në plazhe nuk kishte shumë popullim, ajo ishte vajza e vetme që shkonte në plazh sa dhe deti gëzohej. Edhe deti sikur merrte frymë më thellë. Ishin momente të veçanta për shokun tim të mirë edhe për mua. Kur shihte atë bregut të detit ngazëllehej. Mrekullohej. Edhe unë e dashurova atë këngë. Kishte motiv të fuqishëm. Në atë vend përrallor, pa shumë lëvizje dhe femra, një vajzë si shtojzavalle. Edhe sot i kam të freskëta ato momente.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}