>
BIOSHQIP
Biografia
Lori Miho vazhdon të jetë aktive dhe e angazhuar në muzikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe jeton prej vitesh.

Në Tetor 2018, All In Band & Lori Miho marrin pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Energji".

Më datë 28 Korrik 2019, Lori & Angelo publikojnë videoklipin "See The Light". Lori ka bashkëpunuar me të vëllanë, Angelo Miho, i cili është përkujdesur për tekstin dhe produksionin, teksa miksimin dhe masterizimin e kanë bërë Shpëtim Saraci dhe Marco Borsatti. Gjithashtu, një bashkëpuntor i ngushtë i saj për këtë projekt është edhe fotografi i famshëm shqiptar, Fadil Berisha.