>
BIOSHQIP
Biografia
Perpos festivaleve te Dhjetorit, te cilat do i rendisim me poshte, Liljana me shume sukses paraqitet ne te gjitha aktivitet tjera te organizuara ne shqiperi per afro 30 vite ku mund te permendim disa hite si: "Xhaketa E Kuqe", fituse e çmimit te pare ne Festivalin E Pare Te Ushtarit. Ajo ka kenduar edhe ne anketat muzikore kenge shume te sukseshme si: "Shtegtimi", "Zogu I Vogel", "Ndre Bese Dhe Trimeri". Edhe ne Festivalet E Interpretuesve, Liliana eshte shperblyer çdo vit me çmime. Le te permendim kenget si: "E Bukur Vjen Pranvera", "Bie Bore", "Vashes Sime", "Rrugeve Te Jetes" apo kenge tjera si "Te Dua" ne duet me Gjergj Leken apo kenga "Ne gjunjet e tu" me Ardit Gjebrean. Kujtojme edhe Festivalet e Pranveres me kenget: "Erdhen Dallandyshet", "Pranvera E Jetes Sone", "Mall", "E Shtrejta Toka Ime". Eshte e njohur edhe per interpretimin e shume kolonave zanore te filmave shqiptare si: "Udhetim Ne Pranvere", "Kur Po Xhirohej Nje Film", "Nje Vones E Vogel", "Fejesa E Blertes", "Kur Bien Maskat", "Enderr Per Nje Karrige" etj. Liliana ka interpretuar edhe ne dy filma shqiptare. Ne filmin "Udhetim Ne Pranvere", ajo interpreton rolin kryesor te nje kengetareje te quajtur Valbona. Nga ky film kane dale edhe dy hite tjera te Lilianes si: "Udhetim Ne Pranvere" ne duet me Avni Mulen dhe kenga tjeter "Jam Nga E Gjith Shqiperia". Dueti me Luan Zhegun u konsiderua si dueti me i njohur ne Shqiperi. Mund te permendim kenget si "Kur Po Xhirohej Nje Film", "As Ma Jep Minush Gjerdanin", "Pranvera E Dashurise", "Te Dua Ty", "Rrugeve Te Jetes" etj. Edhe dueti me kengetaren tjeter te te njejtit kaliber, siç eshte Ema Qazimi rezultoi i mirepritur nga publiku. Mund te permendim kenget "Keputa Nje Gjethe Dafine", "Mbetesh Kenge E Brezave", "Himni I Jetes", "Kenge Per Emin Durakun" Etj. Per disa vite ne rinine e saj, Liljana ka punuar edhe ne RTSH si redaktore muzikore, ndersa per afro 20 vjet, Liliana ka qene pjese e estrades se Tiranes. Duke jetuar mes Shqiperise dhe Greqise, Liljana eshte e ftuar nderi ne shume aktivitete te ndryshme te kenges kohe pas kohe.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}