>
BIOSHQIP
Biografia
Ligor Stafa ka lindur në Kukës, me 11 Dhjetor 1960. Është diplomuar master (MP) në Ekonomi, në degën Financë - Bankë. Shkruan poezi dhe prozë.
Ka botuar librin "Natyrë e qetë" (poezi, shtëpia botuese "Konica Press", Shkup, Maqedoni).
Ka qenë kryeredaktor i gazetave lokale "Kurbini" dhe "Sebastia".
Është redaktor i librit "Tregjet dhe institucionet financiare" (Botimi i dytë, Shkodër 2013) me autorë Elez Osmani e Rozafa Ristani.
Është redaktor i librit "Tregjet dhe institucionet financiare" (botimi i tretë, Shkodër 2017) me autorë Prof. Ass. Dr. Elez Osmani dhe Prof. Dr. Ibish Mazreku.
Ka përgatitur për botim librin "Autoportret" (sprovë në prozë).
Jeton në Florida, SHBA