>
BIOSHQIP
Biografia
Labinot Islam Tahiri i njohur shkurt si LABI kendon në të gjitha zhanret muzikore. Ka një zë që dallon nga të tjerët dhe është i mirëpritur kudo. Ka të mbaruar shkollën e mesme, në pamundësi që të vazhdoië tutje, duke patur parasysh kushtet e shkollimit gjatë okupimit të Kosovës s'kishte shkolla, po shtëpi shkolla. Lidhur me muzikën Labi filloi të këndojë që në moshën e re duke i përcjelur hapat e babit të tij. Labi këndonte në koncerte që oranizonte shkolla për ditëlinjde të shkollës por edhe programe festive që mbaheshin në qytetin e Ferziajit për festat Kombëtare. Ishte vështirë të këndohej në kohën kur Labi këndonte sepse shtepia e kulturës ishte e mbyllur për shqiptarët dhe koncertet mbaheshin në mënyrë "ilegale" për kohën e atëhershme. Gradualisht aktiviteti i tij prej këngëtari po rritej përditë e më shumë siq thotë edhe vetë Labi: me ndihmen e zotit arrita deri këtu dhe nuk do të ndalem sepse publikut do t'i ofrojë gjithnjë një risi dhe knaqësi. Deri më tani është paraqitur kudo mbrenda dhe jashtë vendit. Djal bujar dhe fisnik i cili ndihmon shumë të tjerët sidomos familjeve që gjinden në kushte të vështira ekonomike dhe shpirtërore. Dëshira e tijë e flakët është të këndojë me këngëtar të mëdhenjë si yje të vjetër të folklorit shqiptarë si Ismet Peja, dëshirë e cila tani u realizuar. Labi kendoi me Ismet Pejen dhe Visar Pejen se bashku ne programin e vitit te ri 2007 nje keng te bukur te quajtur "SOFRA KOSOVARE" kenga doli shume e bukur dhe shume e pelqyer nga publiku i gjere i ketyre kengetareve ku edhe sot degjohet me ëndje. Jeton në Ferizaj, eshtë i martuar dhe ka një djal.

DËRGOI:
50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}