>
BIOSHQIP

(1963-2021)

Biografia
Ai njihet për një karrierë tepër të gjatë në muzikë, me produksione muzikore mjaft të sukseshme. Kujtim Prodani ishte i biri i kompozitorit Agim Prodani, një prej themeluesve të muzikës së lehtë shqiptare, dhe këngëtares Anita Take. Ai nuk e kishte projektuar që të ishte një kantautor, gjërat rrodhën krejt natyrshëm. COVID-19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e artistëve! Kantautori Kujtim Prodani, fatkeqësisht nuk ia ka dalë të fitonte betejën me koronavirusin. Ai prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi", por nuk ia doli ta mposhte COVID-in, ose siç ai vetë e quante flamë e keqe. Ishte vetë ai që bëri me dije se ishte infektuar nga COVID, ku publikoi një foto nga spitali teksa shkruante "Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika "Shefqet Ndroqi". Prodani njoftoi vetë përmes një statusi në Facebook, më 30 dhjetor, se ishte shtruar në spital, pasi ishte diagnostikuar me Covid-19. Ditët e fundit, gjendja e tij ishte rënduar dhe po bëheshin përgatitjet për ta dërguar në Turqi për kurim.

Do mbetet si vetë emri, Kujtim i një familje me tradita si ajo Prodani, një kujtim i dashur dhe i mbushur me muzikë origjinale dhe poezi.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}