>
BIOSHQIP
Biografia
Korabi u rrit ne Skenderaj, me nje dashuri te madhe per muziken, sepse edhe babai i tij eshte nje muzikant i njohur dhe shume i dashur ne te gjitha trevat Shqiptare. Familja e tij perbeht nga Nena [Flora Shaqiri], Babai [Ilir Shaqiri] dhe tre vllezeri, Gojarti, i dyti eshte Korabi dhe Drenasi. Fëmijërinë e hershme e ka kaluar në Skënderaj, sepse prindërit e tij Flora dhe Iliri banonin atje. Babai punonte si farmacist në barnatoren e qytetit dhe drejtonte Ansamblin "Drenica" bashkë me heroin kombëtar Hamëz Jashari, ndërsa nëna punonte në posten e Kombinatit Trepça në Mitrovicë. Kur rregjimi i atëhershëm i dëboi nga puna shqiptarët, gjithashtu edhe prindërit e Korabit, ata u zhvendosem nga Skënderaji në Prishtinë në një banesë me qira.

Korabi interesimin e tij për muzikën e ka pasur qysh ne moshën e fëmirisë, por qe te merret me seriozisht ai u regjistrua në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai pati fatin të ishte në klasën e profesorit Haig Zaharian (kompozitor i shquar shqiptar, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë e muzikës artistike). Aty takoi mjeshtrin Shpëtim Saraqi, i cili e ftoi në studion e tij dhe i ofroi bashkëpunim. Krijoi disa këngë për vete dhe mendoi të shfaqej edhe si këngëtar. Por ende nuk ishte i bindur me krijimet, derisa krijoi muzikën për këngën "Banesa e vogël". Ia tregoi babait dhe i kërkoi të bëjë tekstin e këngës, me fabulën që e kisha menduar. Orkestrimin e këngës ia besuan mjeshtrit Gashi dhe pas disa javësh në koncertin recital të babait te tij në Sheshin 21, u shfaq si këngëtar.

Diplomon me notën maksimale dhe menjëherë regjistron studimet pasuniversitare (në klasën e profesorit Aleksandër Peçi) të cilat i mbaron po ashtu me notën maksimale. Pati propozime që të fillonte punë në Akademi, si asistent i profesorit Haig Zaharian, por u kthyr duke filluar mësimdhënie në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë.

Korabi te gjitha kenget e tij, i ka bere vete dhe perveq qe ben kenge per veten e tij, ai po ashtu ben kenge edhe per kengetar te njohur te estrades. Tekstet e kengeve te Korabit te shumten e rasteve i shkruan Ilir Shaqiri, por edhe miku i Korabit, Ilir Kabashi. Por at qe pak nga ne e dine eshte se Korab Shaqiri ka komponuar edhe Himnin Shtetror, ku edhe mori vendin e III. Kenga e dyt eshte "A dalim sonte?" nje titull mjaft karakteristik, dhe i zakonshem ne Kosove. Korabi degjon edhe muzik klasike si te Shopenit, Moxartit, Bahut e shum njerzve te medhenj te muzikes klasike ne rangun Boteror.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}