>
BIOSHQIP
Biografia
Shumë prej krijimeve të tij pandehen për këngë popullore. Në fakt janë këngë të këtij 69-vjeçari flokëbardhë, diplomuar në Tiranë në vitin e largët ‘75. E keni dëgjuar këngën "Shqipëri, o nëna ime"? Me siguri që e keni dëgjuar dhjetëra herë në jetë, por ndoshta e keni menduar si krijim popullor dhe kurrë nuk ju ka shkuar mendja kush e ka kompozuar. Ai quhet Kolë Susaj. Dhe jo vetëm "Shqipëria..." por edhe disa nga këngët e tjera të tij janë kthyer në hymne jetëgjata popullore. "Bien tupanat", "Jakup Ferri", "Liridona","Çka ka zogu", "Mëmëdhe" etj janë preludi i krijimtarisë 40-vjeçare të Kol Susajt. Kolë Susaj është një emër i lidhur mbi të gjitha me folklorin. Ka lindur mes bjeshkëve dhe vendlindja e ka shenjuar fort identitetin e tij profesional: kompozimet e tij ecin thuajse të gjitha në shtratin e këngëve epiko-lirike të trevave të veriut dhe të Kosovës.
"Kam lindur në Lekbibaj të Tropojës më 10 nëntor 1951. Shkollën e mesme, liceun dhe studimet e larta, Institutin e Arteve, sot Akademia e Arteve i kam mbaruar në Tiranë në vitin 1975. Karriera ime si kompozitor ka qënë dhe mbetet zhanri i këngës popullore" – e përmbledh këtë rrëfim për veten në "Shekulli" kompozitori flokëbardhë. Susaj thotë se muzën e e ka gjetur përherë te natyra dhe te historia e zonës. "Trevat tona, - mendon ai, - janë pasuri e pashtershme shpirtërore". Në fillimet e veta, Susaj ka punuar në Shtëpinë e Kulturës në vendlindje, pastaj në Pallatin e Kulturës "Dardania" në Bajram Curri si udhëheqës artistik dhe shef muzike. "Aty nisi krijimtaria ime dhe bashkëpunimi me Gëzim Nikën, Fatmira Breçanin dhe Zef Bekën, - thotë Susaj dhe shton: "Sot kur kthej kokën pas në jetën time, më vjen mirë që kam punuar në fushën e këngës me emra që për mua janë emra të mëdhenj të kësaj fushe". Shumë krijime të tij shpesh herë mund të mendohet se janë krijime popullore. Në fakt kanë firmën e Kolë Susajt. Këngëtari i njohur Gëzim Nika që është interpretues i shumë këngëve të kompozuar nga Kola thotë: "Disa nga këngët e tij do ti quaja perla të folkut shqiptar. Këndohen në çdo cep të botës ku ka shqiptarë. Kënga "Shqipëri, o nëna ime" është thuajse një hymn i mërgimtarëve shqiptarë kudo në botë". Gëzim Nikën, vetë Kolën dhe shumë këngëtarë e valltarë të trevës i takuam këto ditë të nxehta gushti të mbledhur bashkë në një festë në Tropojë ku u nderuan disa artistë të zonës, ndërsa Susaj u premiua nga bashkia lokale për 40 vitet e tij në muzikë. Miqtë e njohin si burrë modest me sens të fortë humori. Në disa nga këngët e tij, ("Ma ka luajt djali kapuçin", "Plak u bafsha po s’të mora", etj) kjo premisë e karakterit artistik duket që në titull. Kaluam një pasdite me Kolën në hotel "Ermali" në Bajram Curri. Dikur na afrohet regjizori i RTSH, Llesh Nikolla, dhe diçka bisedon veç me zë të ulët me Kolën. Po kërkonin një makinë për t’u nisur në Lekbibaj. Sekretin e vajtjes atje, më pas na i tregoi
Lleshi. Ai po përgatiste një dokumentuar për Kolën dhe dëshironte të xhironte edhe në vendlindjen e tij. "Më mire vonë se kurrë, thotë populli, - iu ktheva Lleshit, - Kolë Susaj e ka merituar me kohë pak hapësirë mediatike". Por të nesërmenm kur e ritakova Kolën, e gjeta të mërzitur. "Të lodhi rruga, - i thashë. – "Jo, jo. Por kisha vite pa shkelur në vendlindje. Kulla ime ishte shembur. E po kështu shumë kulla të tjera janë braktisur".

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}