>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i tij i vërtetë është Labinot Gashi, në Amerikë njihet si Larry, kurse emri i tij artistik është G4shi. Ai ka lindur në Libi, por me origjinë është shqiptar nga Kosova, gjë e cila që vërehet nga mbiemri i tij. Ai është shndërruar në një prej reperëve më të njohur në Amerikë. I njohur është edhe në vendin tonë, por vetëm nga njohësit dhe njerëzit e hip-hopit. Ky reper shumë i talentuar po vë në rrezik edhe emrat më të mëdhenj të hip-hopit botëror.

G4shi është emri i reperit shqiptar që po bën bujë në Amerikë, përkatësisht në New York, aty ku është edhe foleja e Jay-Z. Stili i tij i këndimit i takon të tipit "underground". Ai me shumë modesti dhe fuqi flet rreth jetës së vet. Ka një zë karakteristik, teksa talenti i tij në realizim të këngëve është i pakrahasueshëm. Rritmi është i krahasueshëm me atë të reperëve të mëdhenj botëror, teksa ka marrë lëvdata dhe oferta nga shumë ‘labela’ të njohur amerikan. Shpeshherë i konsideruar si pasardhës i Eminemit, për shkak se interpreton me ritëm të shpejt pa kurrfarë problemi, G4shi është shndërruar në një sensacion.

Reperi shqiptar nga Brooklyn u bë i njohur së pari me këngët "Rocket", "Take My Time", por suksesin më të madh e arriti katër muaj më parë kur publikoi këngën hit "Who Made Me", e ku ai flet për vështirësitë si reper në ngritje. Ka realizuar intervista për disa prej mediave më të mëdha të hip hopit në Amerikë, por ende nuk është shfaqur nëpër mediat shqiptare. G4shi ka realizuar duete me emra të njohur si French Montana dhe Nipsey Hussle. Ajo që duhet të na bëjë krenarë me të është fakti që nëpër këngët e tij nuk harron ta përmend faktin se është shqiptar dhe se vjen nga Kosova, gjë të cilën edhe e bën në Twitter shumë shpesh, e ku komunikon me fansat e tij nga anë e mbanë botës. Në profilin e tij në Twitter ai në vendin se nga vjen ka shkruar është nga Kosova dhe ka 21 mijë ndjekës "followera".

G4shi nuk preferon të nënshkruajë për ndonjë prej labelave të njohur amerikan, teksa ka simpati për Eminemin, të cilën e ka shprehur shumë kohëve të fundit, pa anashkaluar as Drake, të cilin e ka si inspirim, megjithëse nuk kanë stil të njëjtë. G4shi duket i destinuar për një të ardhme të suksesshme deri në majen e hip hopit. Këtë e konfirmon më së miri edhe respekti që ai gëzon edhe në mesin e top reperëve shqiptarë.

Një prej reperëve më të mëdhenj shqiptar, Lyrical Son, ai që bëri thirrje për vëmendje për G4shin, duke thënë se ai është krenaria e shqiptarëve. Më poshtë po ju sjellim disa pjesë të komunikimit të tyre në Twitter, i cili u bë në gjuhën angleze. "Ky është hip hop... Krenaria Shqiptare. Ndiqni G4shin të gjithë ju që më ndiqni edhe mua...", shkroi Lyrical Son në profilin e tij në Twitter. Nuk vonoi falënderimi nga G4shi, i cili shprehu modestinë e tij: "Faleminderit bashkvendas", për të nxitur edhe disa fjalë tjera nga Lyrical Son: "Një Mc sikur ti e meriton vëlla. Vazhdo duke bërë kësolloj gjërash. Respekte. Ne të gjithë po të shikojmë. Ishalla don Zoti të shoh më shpejt më lart se të gjithë. Je i talentuar vëlla".

G4shi ka publikuar këngën "Laughin", në të cilën shfaqet i jashtëzakonshëm me një ‘flow’ të pakrahasueshëm edhe me disa prej reperëve më të mëdhenj botëror. Ai jo pa arsye konsiderohet një prej talentëve më të mëdhenj në botën e hip hopit.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}