>
BIOSHQIP
Biografia
Kejdi Binaj e nisi rrugëtimin e tij me muzikën në moshën 17-vjeçare në qytetin e Vlorës. Prej atëherë ai është i pranishëm në skenat e muzikës live, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kinë, vendi ku ka jetuar për 5 vjet. Me talentin e një multi-instrumentisti, i cili luan në kitarë, bateri dhe piano, dhe me zërin e veçantë, Kejdi i kompozon vetë këngët e tij dhe pret të regjistrojë shumë ide dhe kompozime të përfunduara.

Më datë 20 Korrik 2023, Kejdi Binaj publikon videoklipin "I’m Fine, See You" dhe prezantohet për herë të parë para publikut dhe të rinjve shqiptarë në Bulza Juth Festival.