>
BIOSHQIP
Biografia
Origjinaliteti është arma e tij më e fortë. Ai është këngëtar, tekstshkrues, kantautor, prezantues televiziv; të gjitha në një emër, Kastro Zizo. Ai është një nga këngëtarët më interesantë dhe të veçantë të skenës shqiptare. Kastro Zizo është ndër artistët shumë të komentuar, qoftë për projektet e tij muzikore, por edhe për imazhin e krijuar në publik. Me një karrierë të gjatë disavjeçare, Kastro ka një repertor të gjerë këngësh, të suksesshme. E ka nisur karrierën e tij me grupin 2 Farm, me të cilët ka performuar për disa vjet, e më pas vazhdoi të performonte si solist. Kastro ka ardhur pranë publikut me zhanre të ndryshme muzikore, e krejtësisht origjinale.

"Emri im i vërtetë është Klevis Bega, dhe dua të përballem me këtë fytyrë të dytë që quhet Kastro". E nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Ai e ndien veten si një 50-vjeçar, sepse i ka bërë të gjitha. Të paktën kështu thotë vetë. Në realitet apo me fantazi, mjafton që ka provuar gjithçka. Është Kastro Zizo, që në fakt emrin e ka Klevis, por që përveç familjarëve dhe miqve të afërt askush tjetër nuk e njeh me këtë emër. Dhe mesa duket tani i duhet të ndryshojë imazhin e djalit karagjoz, apo jo serioz.

DËRGOI:
50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}