Biografia
Duke qenë një nga zërat më të veçantë në Shqipëri dhe me një edukim muzikor të të gjithanshëm, Kamela jep mësim në një nga akademitë private të njohura në vend. Ajo është një nga zbulueset e talenteve dhe Vocal Coach në ‘The Voice of Albania’, ku ndër vite ka treguar se prania e saj në këtë program është një element i vyer. Puna e saj e përkushtuar është shpërblyer çdo vit, duke shoqëruar drejt finales konkurrentët dhe duke triumfuar me njërin prej tyre.
Në lidhje me konceptin që ka për dashurinë dhe marrëdhëniet në çift, këngëtarja ka folur rrallë në media. Ajo ka pohuar se i pëlqen bashkëjetesa për ta njohur një njëri më nga afër, para se të shkojë te martesa. Edhe pse mikeshat e saj në muzikë tashmë jo vetëm janë martuar, por janë bërë edhe me fëmijë, Kamela nuk e konsideron beqarinë një "handikap" për veten. "Jam vajza më e vogël e familjes dhe kam kohë për t’u martuar", është shprehur në media. Ajo ka bërë humor në lidhje me veshjen e nusërisë, që për stilin e veshjes që ka, do të ishin të përshtatshme vetëm xhinset, atletet dhe një vello.
EVENTET
Lidhje
Komente 0