>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo lindi në Plavë – Hot, Mali i Zi. Në vitet e ’70-ta të shek. XX, babai i saj, Sali Sharri Haxhaj, u shpërngul në Kosovë, me qëllimin e vetëm për të ruajtur e kultivuar gjuhën shqipe. Shkollën fillore e kreu në SHF “Hasan Prishtina” të Prishtinës, kurse shkollën e mesme të mjekësisë “Xheladin Deda” gjithashtu në Prishtinë. Në vitin e parë të fakultetit të mjekësisë e lë folenë me të gjitha ëndrrat dhe merr rrugën e kurbetit. Vitet e para të mërgimit i kaloi ne Nju-Jork, më vonë u zhvendos në Teksas, ku e hapi biznesin e saj.

Nga viti 2011 vendos t’i kthehet ëndrrës së saj… pikturës dhe vargut. Për dy vjet pikturon në Studion e Chuck DeHaan western Artist (www.chuckdehaan.com).

Deri më tani në gjuhën angleze ka botuar veprat:

Voices, poezi, “Publish America”, Nju-Jork, 2011.

Touch of Italian attitude in your kitchen, monografi e artit të kuzhinës, “Publish America”, Nju-Jork, 2014.

Come dance with me through words of thoughts, poezi, SBPRA, Huston, 2013.

Dancing on the rain, poezi, “Vecchia Publishing”, Nju-Xhersi, 2017.

Dy poezi të botuara në një antologji të poezisë botërore, “Serenity”, të publikuara nga Eber & Wein Publishing (ku janë poezitë e poetëve më me famë botërore, duke filluar nga Edgar Allan Po).

Në gjuhën angleze ka marrë “Certificate of World poetry movement“.

Bashkë me mësuesin e saj të pikturës, Chuck DeHaan, botuan librin shkollor me piktura “Western coloring book“, 2009.

Më 2014, në Teksas – Ultimate Medical Academy – degree of ”Associate of Science“.

Për ta plotësuar zbrazëtinë e shpirtit, siç shprehet ajo, më 2016, vendos të shprehë botën e saj artistike në gjuhën shqipe:

Ta mora vargun, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Preke ëndrrën, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Puthja sekret, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Flaka e shpirtit, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Buzëqesh, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Mos e prek, poezi, SHKAL”Naim Frashëri”, Kosovë, 2017.
Vrapo pas Diellit,Toena,Tiranë 2019

Tani jeton në Nju-Jork, ku vazhdon me laps dhe brushë të shënojë kohën e kaluar dhe të përcjellë eksperiencën e kurbetit nëpërmjet vargjeve dhe abstraktit në pikturë.
Për të, poezia është pikturë e papikturuar, ku vargu shpreh ngjyrën e ndjenjës, kurse piktura është poezi në heshtje, ku ndjenja shpërthen nëpërmjet ngjyrës, shprehet ajo.