>
BIOSHQIP
Biografia
Shkelqimin e yjeve shqiptare te te gjitha fushave te jetes nuk e durronin dot komunistet, drejtuesit injorante te shtetit te djeshem shqiptar, dhe si e tille edhe ai yll duhej shuar, duhej denuar, duhej... Dhe Justina u denua, u denua rrende, madje, por fatmiresisht nuk u shua.

Talentet nuk shuhen, ato vetem mund te zbehen. O zot cfare cmendurie dhe fatkeqesie! Ne kulmin e arritjeve dhe suksesit, kur aktorja, kengetarja e madhe Justina Aliaj ishte duke u ngitur per te kapur majat me te larta te suksesit te saj dhe i kishte kapur ato maja para kohe, si gjithmone vjen nje urdher i prere nga lart... duhet te denohet. Dhe Justina, si shume artiste te tjere te asaj kohe te cmendur te fillimviteve 70-te pati fatin e hidhur te jetes se saj te provonte denimin komunist. Ia nderprene menjehere te drejten e studimeve, ku ajo ishte studente ne Akademine e Arteve ne Tirane per aktore, duke e cuar te punoje ne prodhim. Cmenduri!

Nuk e lejuan te kendoje ne festivalet e kenges ne radiotelevizion dhe ne te gjitha aktivitetet e ndryshme, ku Justina ishte shume e suksesshme, madje shkuan edhe me tej; kenget e kenduara nga ajo nuk duhet te transmetoheshin ne radio. Justina Aliaj u rehabilitua ne fundvitet 80-te, atehere kur edhe kolera, diktatori kishte ngordhur. Edhe pse Justina i mungoi skenes dhe spektatorit pothuajse 20 vjete, perseri dalja e saj ne skene pas shume vjetesh ngjalli emocione te medha tek spe ktatori kryeqytetas dhe i gjithe Shqiperise. Justina Aliaj mbetet nje yll i kenges dhe skenes shqiptare. Ne ditet e ardhme do njiheni me teper me aktivitetin e kesaj artisteje te madhe neper vite, se bashku me nje interviste, qe me ka dhene per artedashesit e shumte shqiptare anembane kudondodhen.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}