>
BIOSHQIP
Biografia
Jeton Tahirukaj nga Lluka e Eperme-Deçan, u lind në Pejë,me 21.08.2000. Qysh i vogël 7 vjeqar e kultivoj muzikën dhe e vazhdojë atë rrugëtim deri sot. Shkollën fillore dhe të ulët e kreu në shkollën e fshatit Llukë, ishte nxënes i dalluar por më së shumti në Muzikë dhe Gjuhë Shqipe. Shkollimin e mesem të lartë 3-vjeqar e kreu në Deçan në shkollën teknike profesionale"Tafil Kasumaj". Pas perfundimit të shkollës së mesme në Deçan, ai merr një rrugë artisike duke u regjistruara në Univerzitetin Haxhi Zeka në Pejë, në fakultetin e arteve muzikore, ku me suksese po vazhdon në vitin e tretë të studimeve.

Mori pjesë në shumë koncerte të organizuara nga komuna dhe shkolla, mori pjesë edhe ne festivale për të rrituar dhe folklorike në Deçan dhe Maqedoni. Tani është pjesë i ansamblit të qytetit të Deçanit si solokengëtari i parë në grup. Jetoni ka veçanti sepse gjatë sezonës verore mirret dhe kendon edhe në ahengje e mbremje familjare,me një zë të bukur dhe atmosferë të pa harruar.
Jetoni që nga mosha 15,16 vjeqare ka realizuar disa këng(Covera), që mund ti gjeni në youtube, dhe që janë ndegjuar dhe pelqyer shumë... e së fundemi më kengën me të re per 2021 "Merre Vallen"
Jeton Tahirukaj jeton dhe vepron në fshatin e ti të lindjes dhe me një rrugëtim artistikë të persosur.

Më datë 14 Shkurt 2024, Jeton Tahirukaj publikon videoklipin "Shikimi Yt". Muzika e këngës u punua nga Besnik Zikolli, ndërsa teksti u shkrua nga Mentor Thaqi. Videoklipi u prodhua nga kompania ProMedia.