>
BIOSHQIP
Biografia
Në vitin 2015, Ilirian Pema publikon albumin "Music Around The World: Albania".

Më datë 14 Korrik 2021, Ilirian Pema & The Grandfathers Brothers publikojnë videoklipin "Ti Dhe Unë". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Ilirian Pema. Kjo këngë u kompozua dhe u regjistrua rreth viteve 2000 - 2001 Tiranë nga artisti dhe kantautori Ilirian Pema. Regjistrimi i kësaj kënge është bërë atëherë në studion e muzikantit dhe kitaristit të njohur Neritan Molla. Megjithëse ishte nga këngët shqipatre hit të momentit në Radio Rock Tirana të asaj kohe, kjo këngë humbi dhe nuk dihej se ku mund të ishte. Interesante si fakt është se as autori dhe as grupi i tij (banda) nuk e kishin në arkivat e tyre të këngëve. Fati i madh i kësaj kënge ishte dashuria që i dha një fans i Lirit (Tedi Mana) për 20 vjet dhe e mbajti të gjallë në fonotekën tij personale deri sot që publikohet si videoklip. Një ndër motivuesit dhe shtytësit e realizimit të këtij videoklipi është vetë Tedi jonë, sepse kushti i tij që të dilte nga fonoteka personale ishte, që kësaj kënge ti bëhej një videklip, përndryshe kjo këngë do të mbetej në hijen e vetme të një fansi që e mbante aty prej dy dekadash.