>
BIOSHQIP
Biografia
● Diplomuar në Universitetin e Torinos, Fakulteti i Letërsisë dhe Filozofisë, me titullin
Dottore Magistris.
● Përfunduar Akademinë Diplomatike. Ministria e Punëve të Jashtme.
● Gazetar i shtypit shqiptar dhe atij italian ku ka botuar poezi, tregime, refleksione, kritikë
letrare.
(«Gazeta Adriatiku», «Gazeta Zëri i Rinisë», «Gazeta Drita», (para vitit 1990). «Gazeta
Bota Sot», «Gazeta Kombëtare», «Prizrenpost», «ShkupiPress»,
«L’Obiettivo», «La Repubblica»).
● Bashkëpunuar me Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe. Fakulteti Letërsisë Palermo.
● Botuar përkthime në gazeta të ndryshme letrare nga poetë italianë. «Gazeta letrare-
kulturore. ExLibris», «VOAL Voice of Albanians».
● Botuar romanin «Lirija». Në vitin 2023. Tiranë.
● Anëtar i Bordit Botues të Q.K.SH.S. Ministria e Kulturës.
● Diplomat i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Vatikan.
● Shef i zyrës Konsullore dhe Kulturore pranë Selisë së Shenjtë. Vatikan.
● Përkthyer poezi të poetëve klasikë italianë të botuara në gazeta të ndryshme letrare.
(Paskoli, D`Anuncio, Karduçi, Ungareti, Quasimodo etj).