Biografia
Është pjesëmarrës i shumë festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e muzikës dhe letërsisë, si: "Festivali i folklorit burimor" Drenicë 1983, 1987. "Festivali i Shoqërive Kulturore" Kaqanik 1984 dhe në Therandë 1985. "Fest-Arb" Shkup 1992. "Festivali i këngës në RTSH" 1992, 1993, 1994. Festivali "Special avard folkmoot USA" Karolinë e Veriut 1994. Festivali "Kënga shqiptare" Prishtinë 1995. "Festivali ballkanik i këngës" Bruksel 2000. "Polifest" Prishtinë 2000. "Nota-Fest" Shkup 2002. "Oda dibrane" Dibër 2002, 2004, 2005. Festivali "Kënga arbëreshe" Kalabri 2017. "Festivali i këngës lirike – epike" Mat 2016, 2018. "Festivali ndërkombëtar i poezisë" Kosovë 2018. "Ditët e Letërsisë Shqipe" SHBA 2016, 2018. Është vlerësuar brenda dhe jashtë vendit me çmimet e jurisë dhe publikut si: "Fest-Arb" në Shkup 1992, "Kënga Shqiptare" në Prishtinë 1995, Festivali ndërkombëtar "Special avard folkmoot USA" në Karolinën e Veriut 1994, "Zambaku i Prizrenit" në Prizren 1996. "Këngëtari emblamatik i Ballkanit" në Bruksel 2000. Është nderuar me "Mirënjohje" nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1999. "Mirënjohje" nga Shoqatat e dala nga lufta e Kosovës 2000. "Mirënjohje" nga TMK – Trupat e Mbrojtjes të Kosovës 2002. "Nderi i Odës Dibrane" Dibër 2004."Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve" Pukë 2009. "Naim Frashëri i Artë" nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë 2011. "Mirënjohje" nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë 2014. "Medalje" nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë 2014. "Mirënjohje" nga shoqata letrare "Kuvendi" Michigan – SHBA 2016. "Mirënjohje" nga Kryepeshkopi kontinental i arbëreshëve 2017. "Kalorësi i Skënderbeut" nga arbëreshët në Kalabri 2017. "Mirënjohje" nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës 2016."Qytetar nderi i Bashkisë Mat" 2018.
Ilir Shaqiri është autor i përmbi 400 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike. Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare. Ai jeton dhe punon në Prishtinë në studion e tijë "Iliria". Ilir Shaqiri ka punuar edhe si redakor ekskluziv ne RTK. Mësimet fillore i ka bërë në Turiqec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në gjuhë dhe letërsi shqipe në Prizren e Prishtinë. Në vitin 1978 del për herë të parë para publikut në Shtëpinë e kulturës në Prizren. Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodet Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Në vitin 1984 me Shoqërin Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaqanikut vlerësohët si interpretues i shkëlqyeshëm dhe vokal me ardhmëri të sigurt. Me 1985 së bashku me heroin e sotshëm të kombit shqiptarë Hamëz Jashari ka formuar ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri me 1990. Me 1985 në festivalin "Theranda 85" vlersohët për interpretim.
Veprimtaria e tij kreative është përmbledhur në monografinë "Heroizëm dhe Dashuri", me autor prof. dr. Kudusi Lama, botuar nga LSHK, 2012. Është anëtar të "Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës". Vokacioni i tij është muzika, proza dhe poezia moderne. Aktualisht është "Mbikëqyrës artistik për programe të veçanta" në Radiotelevizionin e Kosovës. Ka lindur më 12 Qershor 1960 në Burojë, të Drenicës, Kosovë. Mësimet fillore i ka bërë në Turiçec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren e Prishtinë. Eshtë magjistruar në Letërsi Shqipe (Estetikë dhe Semiotikë). Për herë të parë para publikut doli në vitin 1978 në Shtëpinë e kulturës në Prizren. Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodët Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Me Shoqërinë Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaçanikut, në vitin 1984, vlerësohet si interpretues i shkëlqyeshëm.
Së bashku me heroin e kombit shqiptar Hamëz Jashari në vitin 1985 kanë formuar Ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri në vitin 1990. Në festivalin "Theranda 85" vlerësohet për interpretim. Në vitet 1988-1989, mbaroi dy kurse për solokëndim në Tiranë, ndërsa në festivalin "Festarb 1992" në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë, ka marr çmimin e parë të publikut. Në vitin 1994, mori pjesë në festivalin ndërkombëtar "Folkmoot USA 1994" në Karolinën e Veriut dhe është nderuar me një çmim special. Në vitin 1995 në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy çmimet e para, atë të jurisë dhe të publikut, ndërsa në vitin 1997 realizoi filmin televiziv "A.D. – Vite të rëndësishme", me regjisorin Isa Qosja.
Gjatë vitit 1998 mbajti 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. Më 6 mars 1999, si anëtar e Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UCK-së, morri pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës kundër pushtuesit serb.
Ka botuar 100 këngë, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (2012)
Eshtë autor i shumë krijimeve muzikore për filma dokumentarë dhe teatër
Herizëm dhe dashuri, autobiografi nga Gjenerali Kudusi Lama
Ka krijuar dhe interpretuar mbi 600 këngë në frymën e muzikës së lehtë dhe popullore, shqiptare
Ka botuar studimin "Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës" (2014)
Ka botuar romanin "Tan Temali", me shtëpinë botuese Toena, në Tiranë (2014)
Romanin "Lemza e dheut", me LSHK, në Prishtinë (2016)
Eshtë skenarist i filmit të gjatë artistik "Kangjelet" (2016 - 2017)
Ka botuar poemën "Adem Jashari" (2018).
Mirënjohjet
Mirënjohje nga Ushtria Clirimtare e Kosovës (1999)
Nderi i Odës Dibrane (2006)
Është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë". "Artist i Merituar" (2011)
Mirënjohje nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë (2014)
Medalje nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë (2014)
Kalorësi i Skënderbeut, nga arbëreshët në Kalabri (2017).
50 EVENTET E FUNDIT
Komente 13